
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka hedhur poshtë idenë se vendet perëndimore po ushtrojnë presion mbi Kievin për të hyrë në bisedimet e paqes me Rusinë.
Kjo erdhi pasi NBC raportoi se zyrtarë amerikanë dhe evropianë kishin folur me qeverinë ukrainase për atë se çfarë mund të sjellin negociatat e mundshme të paqes me Rusinë për t’i dhënë fund luftës.
Të shtunën, Zelensky mohoi se lufta e Ukrainës me Rusinë kishte arritur në një “ngërç”, duke u mbështetur në sugjerimet që liderët perëndimorë po lobonin për bisedimet e paqes.
Zelensky tha se lufta midis Izraelit dhe Hamasit kishte tërhequr gjithashtu vëmendjen nga Ukraina dhe tha se ky ishte “qëllimi i Rusisë”, raporton The Guardian.
“Sigurisht, është e qartë se lufta në Lindjen e Mesme, ky konflikt, po largon fokusin. Ne kemi qenë tashmë në situata shumë të vështira kur pothuajse nuk kishte asnjë fokus në Ukrainë. Jam absolutisht i sigurt se do ta kapërcejmë këtë sfidë”, tha Zelensky.
Mashtro popullin "tend" o Zhele Mashtro. Detyrove rreth 12 Meleone te behen refugjate neper Evrope dhe Sh.b.a vetem e vetem se doje ti tregoje "dhembet" Rusise!
Po jo o vlla...asnje shtrengim. Perderisa ka akoma ushtare te gjalle ne Ukraine, nuk ka asnje shtrengim. Kur te mbarojne ushtaret, atehere fillon te te shtrengoje nga pak...Vazhdo jepi.... tym te zi te dale gjithandej. Mbush llogarine bankare mire dhe pastaj : o i zoti , o gomari.