Zelensky: Ukraina ka dyfishuar tokën e rimarrë nga rusët

11 Shtator 2022, 16:11Bota TEMA

Zelensky: Ukraina ka dyfishuar tokën e rimarrë nga rusët

Forcat ukrainase kanë rimarrë 2.000 kilometra katrorë gjatë kundërofensivës në lindje të Ukrainës, sipas Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Përparimet e shpejta të Ukrainës përfshijnë edhe hyrjen e trupave të saj në qytezat Izjum dhe Kupiansk të shtunën.

Mirëpo zyrtarë britanikë të Mbrojtjes kanë paralajmëruar se luftimet e ashpra kanë vazhduar jashtë këtyre qytezave.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka konfirmuar tërheqjen e forcave të saj, duke thënë se ky vendim është marrë për t’ua mundësuar ushtarëve “rigrupimin” në territorin e kontrolluar nga separatistët e mbështetur prej Moskës.

Ministria ka konfirmuar edhe tërheqjen e trupave të saj në qytezën e tretë, Balakja, me qëllim të “rritjes së përforcimeve” në frontin e Donjeckut.

Ushtria ukrainase kanë thënë se ka hyrë në këtë qytezë të premten.

 

2 Komente

  1. K
    Ka Cecua bicak

    Mos u mburr shume se do te dhjesesh ne poture. Shiko se mos te fluturoj Kievi

    Përgjigjjuni
    1. p
      pils

      hahaha domethene rusia ka marre 1,ata kan marr 2, i bie qe ata kan arritur ne moske, haaaaaaaaaaaaaaa, propaganda e perendimit esht aq e trishtueshme sa edhe qent e rruges nuk i ze gjumi

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje