
Presidenti rus Vladimir Putin po mashtrohet nga këshilltarët e tij, pasi janë shumë të frikësuar për t’i thënë se sa keq po shkon lufta në Ukrainë, thotë Shtëpia e Bardhë.
Ndërkohë, inteligjenca britanike thotë se trupat ruse në Ukrainë janë të demoralizuara, nuk kanë pajisje dhe refuzojnë të zbatojnë urdhrat e Putinit. Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se presidenti rus Vladimir Putin nuk është informuar plotësisht nga Ministria e tij e Mbrojtjes për dështimet e ushtrisë së tij në Ukrainë gjatë muajit të fundit, shkruan BBC.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kate Bedingfield tha se SHBA-të kishin informacione se Putin “u ndje i mashtruar nga ushtria ruse” dhe kjo kishte rezultuar në “tensione të vazhdueshme midis Putinit dhe udhëheqjes së tij ushtarake”.
Mero, nuk qi... p..... me gisht, pra nuk fitohet lufta me propagande e genjeshtra...
Ne e dime qe jetojme ne nje shoqeri ku informacionet i marrim te njeanshme. A thua se Putini eshte idiot e nuk di se ca behet? Behuni me serioze se ne pjesen tjeter te botes publikohen lajme te kunderta. E verteta eshte gjithmone ne mes. Po shikoni politikanet europiane qe kane futur duart deri ne berryl ne shumekombeshet ruse ne Moske dhe me korrupsionin e tyre e kane bere Europen te varur totalisht nga Rusia e Kina. Lufta eshte ne teknologji dhe energji. Nje Europe e paafte dhe e korruptuar nuk kishte si te perfundonte ndryshe. Iken ata qe ne themel te Europes vune shpirtin dhe zemren per enje Europe ashtu si duhej. Tani jane zdromsat ne pushtet.
Nga profesioni Putini nuk mund te genjehet kaq lehte se jepet ne news, ky informacion eshte per te thene se Ai nuk ka faj per kete tragjedi te popullit Rus..!!!