Historia e deputetit gjysëm gjerman të Librazhdit dhe batuta e Dritëro Agollit

16 Qershor 2022, 14:41Dossier Mitro Çela

Historia e deputetit gjysëm gjerman të Librazhdit dhe batuta e

-Kurt Xhepa- deputeti gjysëm gjerman.-

13 tetor 2017. Ishte ditëlindja e Dritëro Agollit.

U mblodhën në Muzeun Kombëtar miq, shokë, fansa. Këngë. Valle. Recitime. Kujtime.
Foli edhe Gramoz Ruçi:

- Viti 1992. Dritëroi ishte deputet. Mes miqve që pinte verë, ishte edhe një deputet demokrat. Kur bëheshim thumb, nuk i dalloje socialistin nga demokrati. Nuk po më kujtohet emri i deputetit, por ishte zgjedhur në Librazhd. Një natë, - vazhdoi tregimin Gramozi, - Parlamenti valonte.

Deputetët nuk po e ndanin dot ditën kur u çlirua Shqipëria, më 28 apo 29 Nëntor.

Deputeti demokrat i Librazhdit mori dy gota verë. Një për vete, tjetrën për poetin.

Dritëroi hynte e dilte në sallë. Turfullonte.

-Ta mora gotën e verës. Pi

-Gota më duket e mbushur përgjysmë me ballistë. Nuk e pi,- tha poeti.

-Edhe imja ishte e mbushur përgjysmë me komunistë. E piva!...– tha deputeti demokrat i Librazhdit.

Më pëlqeu tregimi i Gramoz Ruçit. Nisa të gërmoj. Kush ishte deputeti demokrat?

Pa vuajtur shumë, falë internetit, e gjeta:

Kurt Xhepa.

Në ato vite isha edhe unë deputet. Rrinim bashkë. Pinim treshe:
Kurti, Teodor Keko dhe unë.

Ai verë, ne fërnet.

Një herë e pyeta:

-Kurt! Pse më dukesh si gjerman?

-Gjysmë gjerman jam. Babai im, Qazim Xhepa, shkollën e mesme dhe të lartën e bëri në Vjenë. Atje u dashurua dhe u martua me Hidegard Hochleitner.

Mbaroi shkollën. Punoi një vit në Gjermani.

Në vitin 1934 u kthyen në Shqipëri. Nisi punë në Centralin Elektrik në Durrës.
Pastaj në Tiranë.

Në vitin 1939 më gatuan mua. Pastaj bënë një vajzë, Brigitën. U bë muzikante.

Në vitin 1943 u zgjodh deputet në Asamblenë Kushtetuese.”

-Ta pimë me fund,- tha Dori, që po e shijonte historinë.

Kurti vazhdoi:
-Erdhi në pushtet Enveri. Babai ishte me njollë. Në fillim e lanë të qetë. Kërkonin sebep. Dhe u doli në shteg bomba në Ambasadën e Bashkimit Sovjetik, në vitin 1951.

E arrestuan. Një vit në hapsanë. I morën shtëpinë dhe katandinë. Pas një viti doli i pafajshëm, por e mori ferra uratën.
Babanë e vuri poshtë mania e presekutimit…

...Kurt Xhepa u bë inxhinier. E emëruan në Pishkash, miniera e hekur-nikelit.

Deputet i PD - së 1992-1996...

Vdiq në vitin 2007...

1 Komente

  1. k
    kodrasadikit

    Ndjese paste !! Sikur te lidhej me gjermanet e ta shpetonte Shqipnin nga varferija ,,,

    Lini një Përgjigje