21 urdhër-arreste për grupin kriminal, SPAK: Mes tyre një polic, trafikonin drogën nga Siria drejt Shqipërisë dhe më pas vendeve të BE-së

27 Qershor 2023, 14:03Kronika TEMA

21 urdhër-arreste për grupin kriminal, SPAK: Mes tyre një polic,

SPAK ka shkatërruar një grup të strukturuar kriminal që merrej me trafik droge. Trafiku zhvillohej në gjashtë shtete; Siria, Turqia, Italia, Maqedonia, Greqia dhe Shqipëria.

Operacionit i sotëm i SPAK është bërë në bashkëpunim me autoritetet italiane, prokurorinë e Firences dhe Eurojust. Në total janë lëshuar 21 urdhër-arreste, vetëm njëri ka shpëtuar nga arrestimi. Mes të arrestuarve është edhe një polic.

Hetimi ka nisur në vitin 2020. Gjatë hetimit janë dokumentuar disa episode të trafikut të kanabisit në forme çokollatë. Kryesor në grup ka qenë Endrit Bakiu, ndërsa të tjerët kanë pasur rolin e transportuesit të lëndës narkotike.

Prokurori Vladimir Mara në një konferencë për mediat ka folur në lidhje me operacionin antidrogë në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Sipas Marës janë vendosur gjithsej 21 masa të sigurimit personal, ndërsa 20 janë ekzekutuar. Mara shtoi se një prej tyre është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Mara: Janë vendosur 21 masa sigurie. Janë sekuestruar mjete luksoze, pajisje kompjuterike etj. Më e rëndësishmja është që të gjithë sekuestrimet e lëndëve narkotike janë kthyer në territorin e Shqipërisë. Kemi bërë edhe hetim pasuror për të gjithë anëtarët e grupit kriminal.

Ka edhe persona që i është komunikuar edhe një masë e dytë sigurie sepse kanë qenë të prangosur. Hashashi ishte me origjinë nga Siria, heroina nga Turqia; ndërsa kokaina nga vendet e origjinës, me destinacion vendet e BE. Nuk kemi konstatuar episode kultivimi kanabisi në vendin tonë.

Kush e ka drejtuar grupin?

Mara: Organizatorët nuk janë kapur në momentin e parë, janë kapur pjesëtarët në flagrancë. Organizatorët kanë vijuar aktivitetin e tyre. Drogërat vinin me kamion që transportonin sende të ligjshme. Droga futej në vende të fshehura.

Punonjësi i Policisë së Shtetit ishte pjesë e drejtorisë kufitare të Shkodrës, është korruptuar nga trafikantët.

Hetimi është kryer me Prokurorinë e Firences. Roli i shqiptarëve ka qenë i transportuesëve, shpërndarësve dhe porositësve. Këta kanë qenë personat që kanë bërë porositjen dhe shpërndarjen në vendet e BE. Burimet e lëndëve narkotike. 

Disa prej emrave ndaj të cilëve është prerë urdhër arresti:

Endrit Bakiu

Suko Pajo

Artur Sulaj

Arian Tola

Fadjon Çami

Viron Lekaj

Artan Agalliu

Shpëtim Pjeshka

Jani Çavo

Kudret Rustemaj

Besnik Ruçi

Pirro Çapi

Jani Meçja

Edmond Kabashi

Tomi Hila

Leonard Nergjoni

Artin Kurti

Astrit Miska

Ervis Çvilo

Mirash Gjoni

Sonila Sula (arrest shtëpie)

 

Lini një Përgjigje