
Zyrtarja e shtetit Alda Klosi, e cila pretendon se spastruesja Rozeta Dobin i ka vjedhur 120 mijë euro në banesë, është pasuruar gjatë periudhës 2017-2022, kur ka ushtruar funksionet e drejtoreshës në Ministrinë e Financave si dhe të drejtores së kabinetit në Ministrinë për Rindërtimin dhe Programin për Reformat, ministri këto të drejtuara nga Arben Ahmetaj.
Në vitin 2017 blen bashkë me bashkëshortin, me të cilin ndahet më pas, apartament në Tiranë, me sipërfaqe 72 m2, me vlerë të deklaruar 31 mijë euro. Në 2018, blen një apartament 47 m2, me vlerë të pretenduar 2.5 milionë lekë ose rreth 20 mijë euro, me burim shitjen e një prone të prindërve të ish bashkëshortit me vlerë rreth 100 mijë USD.
Në vitin 2020 blen makinë Toyota RAV4 për 4 mijë euro. Të gjitha këto pasuri i ka blerë pasi është emëruar në funksionet publike, me pagë mujore rreth 80 mijë lekë të vjetra në muaj. Në vitin 2021, zonjës Klosi i dhurojnë dy apartamente në Shëngjin me sipërfaqe 94 m2 dhe 42 m2, me vlerë të deklaruar rreth 70 mijë euro. Në vitin 2021, trashëgon nga babai një apartament 50 m2 në Tiranë, si dhe dy sipërfaqe trualli 216 m2 dhe 160 m2 në Tiranë. Në pasuritë e trashëguara zonja Klosi ka 1/3 si pjesë.
Në 3 shkurt 2022 dhe në datën 28 maji 2022, Alda Klosi ka lidhur dy kontrata për ndërtim pallatesh në pronën e saj me sipërfaqe 216 m2, të trashëguar. Kontratën në këmbim të përfitimit të sipërfaqeve ndërtimore i ka lidhur me kompaninë e ndërtimit 2B & CONSTRUCTION GROUP. Pronarë të kompanisë në fjalë Uljan dhe Dorina Kala.
Nuk dihet nëse kontrata është fiktive apo reale dhe nëse Klosi mund të kishte në plan që paratë që mbante në banesë t’i investonte në ndërtim. Ndërkaq, ndryshe nga sa pretendoi në një intervistë në media, Alda Klosi nuk i ka deklaruar në ILDKPKI shumat që Rozeta Dobi i vodhi në banesë./ Shqiptarja.com

Ose korrupsion ose eshte qire si derr me leke!
Loni ke te drejte . Nuk mundet te perjashthet edhe kjo mundesi se si i ka bere ato para . Ka shume ne administrate qe afrojn seks ne kembim te postit dhe parase me vone mbasi e kan siguruar vendin e punes dhe dijne dobesite e eproreve . Nuk eshte e vetmja .
Hunderrja si shaban qosja nuk eshte e qishme. Vetem korrupsioni mbetet si opcion. Degjeneratat e administrates shqiptare janë kanceri i kombit.Nuk merr dot tokat,pasuritë dhe pronat tuaja sepse keto fshataret qellbësira e kanë administratën si pronë private. O rama ,mos hidh satelitë dhe nderto shkolla se me dipllomat fshihet vetëm bytha, por shko kontrollo baxhellat qe te kane rrethuar.
e shkreta s'po e len te qete . ka financuar ne ndertime pallatesh thote Medeia dhe kaq . po mir mer gazetare ,na qenka krim te ndertoshe pallate per te pastrehet ? per familjet e demtuara nga termeti ? kerkoni burimin e parave ndoshta s'jane aspak te saj, por si ka edhe ne bote ka edhe Donatore Anonim qe i sherbejn popullit e dhurojne shtepi . s'di robi shkret sot c'te bej ,mir apo keq sepse media s'ngopet nga te dyja anet !
je gje kar apo ben vete?
putin ? Putini s'mundet te jet ktu e ti do jesh noj jashteshqitje e Putinit . Komento temen jo te tjeret o Kake .
jo nuk ben vete.
Paga 80 mijë lek apo rreth 600 euro në muaj në Tiranë mjaftojnë vetëm për të paguar dritat, ujin, karburantin e automjetit, ushqimin e përditshëm dhe e shumta një kafe në fundjavë. Ky është realiteti. Një hajdute tipike në llumin e këtij shteti hajdutësh dhe të korruptuarish!
Hetoni ndertuesin Genci Kucyku me duket kompania Teoren .ca lidhje ka kjo e ministri Ahmetaj me kete kompani qe fitoi numrin me te madh te tenderave per rindertimin
Ke te drejte Rati por kompania quhet Progeen dhe ka marre shume shume tendera nga Rindertimi. Kjo kompani eshte lavatriçja e parave te Ben Ahmetaj. Kjo Alda eshte thjesht nje kurvicke e vogel si gjith femrat e fisit te vet. Gruaja e Genc Kycykut, Orlanda Karamuco si drejtoreshe e verifikimit ne terren, gjente pronat ku me pas do te sulmonin hajdutet
JO 80 MIJE TE VJETRA
Kjo ja paska kaluar Arsen Lupenit sipas gazetare e po mos na thoni me vone se lajmet i kishim me tallje
Me siguri do te ket qene pjese e haremit te edvin bey sulltan rames