Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Spak bën me dije se Beqaja akuzohet se në cilësinë e drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC, ka ngritur një skemë për përvetësimin e fondeve të Bashkimit Evropian.
NJOFIMI I SPAK
Në analizë të provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit ka rezultuar se:
1.Personi nën hetim I. B. në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC-ut duke vepruar si urdhërues në bashkëpunim me personin nën hetim E. K., i emëruar nga vetë personi nën hetim I. B. në datën 26.05.2022 si koordinator i zyrës “Facility Point” për projektin EUSAIR, në SASPAC, përgjatë viteve 2022-2023 dyshohet se kanë kryer procedura prokurimi fiktive në kundërshtim me rregullat “PRAG” të përcaktuara në “Rregullat e Zbatimit të Rregullores Financiare”, të aplikueshme për të gjitha kontratat e ndihmës së jashtme të BE-së të financuara nga Buxheti i Përgjithshëm i BE-së dhe Fondi i 10-të Evropian i Zhvillimit (EDF) dhe të detyrueshme për t’u zbatuar sipas nenit 5 gërma “c” të ligjit nr. 37/2015 “Për Ratifikimin e Marrëveshjes Kuadër Ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Komisioni Evropian për Rregullat e Zbatimit të Mbështetjes Financiare Të BE-së për Shqipërinë, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA II)”.
Të paktën tetë shërbimet e prokuruara në kuadër të eventeve: “Mbi organizimin e Konferencës FESTA (E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri”, si dhe “Konferenca e Energjitikës”, organizuar në vitin 2023 nuk i janë nënshtruar një procedure prokurimi të rregullt, por fituesi është dakordësuar dhe përcaktuar shumë më para se të realizohet procedura e prokurimit, e cila është kryer në mënyrë fiktive më pas, për efekt dokumentacioni dhe pagese.
Këto tendera janë zhvilluar me procedurë negocimi konkuruese apo prokurim të thjeshtë, të cilat janë urdhëruar për t’u kryer nga personi nën hetim I. B. në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm, i cili ka nënshkruar që nga rënia dakord për të kryer shërbimin e caktuar, tek ftesat që i’u janë dërguar subjekteve për të paraqitur oferta sipas llojit të prokurimit, tek urdhri për ngritjen e komisionit për të kryer vlerësimin e ofertave, tek shkresa që i është dërguar fituesit pas vlerësimit deri tek lidhja e kontratës, dokumenta këto të hartuara, plotësuara dhe nënshkruara kohë më pas, nga lidhja dhe zbatimi i kontratës.
Në lidhje me këto kontrata shërbimi është konstatuar:
Së pari: Shërbimi i prokuruar “Për Organizmin e Konferencës 03-05 Prill 2023 “E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri FESTA Asistenca Teknike IPA CBC, Projekti Adrion”) me vlerë 125.000,00 Euro, është i njëjtë me atë të prokuruar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (në vlerën sipas çmimit të kontratës 38.509.550 lekë) për të njëjtin event atë të quajtur “Festa”, duke u kontraktuar në të dyja rastet e njëjta shoqëri tregtare e quajtur “L…… International” sh.p.k me Ortak e Administrator personi nën hetim G. H. dhe Drejtor Ekzekutiv personin nën hetim A. N.
I vetmi shërbimi i ofruar në kuadër të këtij eventi nga kjo shoqëri tregtare është organizimi i darkës, e cila është organizuar nga shoqëria tregtare “A….. F….. and H….. Lab” sh.p.k, njohur si restorant “G…..” në një vlerë prej 4.189.000 lekë.
Së dyti: Personat nën hetim i kanë kryer vetë shërbimet (me shpenzime shumë herë më të ulta) duke i prokuruar më pas tek persona të tjerë juridikë “N. S. Int” sh.p.k me Ortak e Administrator personin nën hetim E. M. dhe personin nën hetim B. Z. për qëllime të përfitimit material;
Së treti: Shoqëritë tregtare të kontraktuara për organizim të eventeve kanë dhënë përfitim të parregullt në formën e blerjeve të shërbimeve tek restoranti “G…….”, apo të kryera në formën e pagesave nëpërmjet personave fizik të tjerë, me qëllim përvetësimin fundor nga personat nën hetim I. B. dhe E. K.
Së katërti: Në rastet kur projektet e monituara nga SASPAC-u kanë prokuruar shërbime nën vlerën 2.500 euro, ku sipas rregullave “PRAG” realizohen vetëm me pranim fature, duke rezultuar vetë, si blerës direkt të shërbimeve me objekt shërbim kateringu ata kanë kryer veprime për fshehjen e përfituesit direkt. Ata e kanë faturuar këtë shërbim tek persona fizik të tjerë me të njëjtin objekt veprimtarie, në një kohë që shërbimi është ofruar nga restorant “G…”. Këto veprime janë kryer me qëllim fshehjen e lidhjes së personave nën hetim I. B. e E. K. me restorantin “G…..”.
2.Personi nën hetim I. B. dyshohet se ka kryer deklarim të rremë mbi pasurinë e tij nga viti 2020 e në vazhdim, pasi ka fshehur interesat pasurore të tij mbi restorantin “G…..” me adresë pranë Kalasë Tiranë, që nga krijimi e deri në vazhdim. Pavarësisht se bashkëshortja e tij ka figuruar de jure ortake në masës 15% në këtë shoqëri deri në vitin 2020 duke i dhuruar më pas kuotat e saj ortakut tjetër, ortak ka qenë në fakt vetë personi nën hetim I. B., i cili ka vijuar si i tillë edhe përgjatë kohës që drejtonte SASPAC-un.
Personi nën hetim I.B. dyshohet të ketë investuar në vitin 2019 në shoqëri të paktën shumën prej 21.411 euro dhe 4.666.110 lekë, në formën e blerjeve të pajisjeve (aseteve) dhe në shumën 34.783 Euro në formën e shpenzimeve si qira e të tjera, duke mos i deklaruar ato si hua ndaj shoqërisë. Interesat pasurore të tij mbi këtë restorant i ka ushtruar nëpërmjet personit nën hetim E. K., i cili ka administruar ato, duke qenë i punësuar në këtë restorant që nga krijimi i tij, por pa qenë i deklaruar si i punësuar pranë organeve tatimore.
Personi nën hetim I.B. ka fshehur edhe pasurinë e luajtshme automjet me targë AB ….. DE blerë në vitin 06.09.2019, në emër të personit nën hetim E. K.
Pas kryerjes së shumë veprimeve hetimore si dhe administrimit të provave Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masave të sigurimit personal në ngarkim të personave ndaj të cilëve zhvillohen hetime në kuadër të këtij procedimi.
Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 65, datë 03.07.2024 ka vendosur caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për tre persona nën hetim; masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale për dy persona nën hetim; si dhe masën e sigurimit së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, për dy persona të tjerë nën hetim, të dyshuar për kryerje të veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë publikë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal, “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda parashikuar nga nenet 143/2/ 3 i Kodit Penal, si dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal.
Nga ana e oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë ekzekutuar deri më tani gjashtë masa sigurimi personal për personat nën hetim, ndërkohë që po kryhen veprime për ekzekutimin e masës për personin tjetër nën hetim.
Gjatë hetimeve janë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe në njërën nga zyrat e shoqërisë tregtare ku janë sekuestruar dokumente dhe blloqe me shënime, shuma parash prej afro 47. 000 euro dhe 700.000 lekë, aparate telefoni me interes për hetimin etj.
Hetimet vazhdojnë në lidhje me grumbullimin dhe sigurimin e provave për persona të tjerë të përfshirë në këto veprime, si dhe për fakte të tjera penale të lidhura me kontrollet e ushtruara në datën 28 dhjetor të vitit 2023.
Po une?!
Dmth ky tipi nuk u arestua per ato qindra milione eurot e ppv ne shendetesi, u arestua se nuk la te binin ne toke edhe 2 lekshet. Vari leshte.
Krfica karaputana e Rames ,qe i bente reklame vezeve ne aeroport ,dhe ketej qelbej dynjaja nga pulat e ngordhura.Ne burg gjithe kurvat e rilindjes
Nje pyetje publike Spakut te Dumanit : Perse nuk zbatoni rregullin numur nje qe drejtesia eshte e barabarte per te gjithe ???????? A lejohet qe nje individ me “ arrest shtepie” te komunikoje cdo dite publikisht me mikrofon e kamera nga dritarja e shtepise ? Perse nuk zbatoni ligjin ne kete rast? Berisha akuzon Spakun organizate kriminale ndersa Dumanin kryekriminel. Perse nuk veproni. Populli po dyshon qe ju i pranoni keto epitete. Meta quan institucionin tuaj Spaku tarallaku dhe drejtuesin e tij vagabond. Mul Noka deklaron qe Spaku te prehe mire brisqet e te ma rruaje. Atehere imazhi juaj ne popull po bie dita dites. Mos ndoshta eshte e vertete ajo qe thuhet neper kafene qe Spaku ka lindur me lepur ne bark dhe kush e kercenon del i fituar ????
Edhe une
Rilindja te shpallet grup i strukturuar kriminal.
Te dogji ty qe do barazi? Ja harroi spaku te pyes surratin tend prej patronazhisti
Po tani si i behet qe paska edhe hajdut 2 metra te gjate? A ka rrezik qe te mos jete vetem nje i tille?
domth vetem balluku ka mbetur pa akuze...e gjitha qenveria e ramazonit hajduta.
Po Raimond Cimbi kur do i bashkohet ekipit?
Sepse eshtë krejt e thjeshtë. Berisha mbahet ne burg politikisht, është i burgosur nga kriminelët dhe sherbetorët e tyre. Ai eshte i burgosur nga fëmijët e atyre që shkatërruan kombin shqiptar, nga ato ku ishte edhe vet ai si pjesë e tyre. Mire ja bejnê dhe ishalla vdes atje ne dritare, tek vërra e miut.
aspaku saliut,mendon ose i ka premtuar saliut qe te rrezoj qeverine rama duke arrestuar hajdutet soc dhe te sjelli ne fuqi hajdutet dhjerokrate qe po mbrojne vetveten se duan te eleminojne opoziten,ne si popull nuk e rrujme si monika dhe nuk na intereson je ne pozite apo opozite,hajduti e krimineli eshte i tille si ne opozite si ne pozite....aspaku e ka filluar nga bishti,ata qe kane vite qe hetohen,nuk gjen fakte,per keta hajdutet soc i gjen faktet shpejt.Kur te shikojme saliun me familjen dhe ilirin e mulin atehere themi qe po punohet jo me hile....
Tani rradhen e ka Manastirlesha, hajdutja me e madhe e QSUT dhe Ministrise se Shendetesise. Bashke me Beqen, goca e Xhuli balerines e shkaterruan sistemin e shendetesise duke hequr specialiste dhe duke emeruar patronazhiste dhe hajdute.
Ata shkatrruan mjeksin qe e la dr mortja pa krevat e batanije dhe rrenjosi korrupsionin.Keni pare doktor kriminel qe ka vrate me mijra dhe eshte gati te vrasr mijra per vazhdimesin e krimit per familjen e tij.Doktorat e onkologjikut jane lule krahasuar me kriminelin sali qe mbrohet nga rama dhe drejtesia.....
Po pasuria i sekuestrohet Ilir Beqes? Seçfarë vlerl ka arrestimi kur ai mbas burgut do të sali dhe do të na bëj karshillëk me pronat, paratë, shtëpitë që ja restorante, fermat nëpër Sarandë a Konispil? Shikoni si vishet e shoqja me mëndafsh nga koka në këmbë, dhe jo për raste fwstash po përditë, na vjen në punë e na bën parad mode?
Ore ky SPAK mirë bënë, por këto arrestime janë pordhë me rigon ndaj bëmave të PD dhe Saliut. Shikoni more vrasjet o u vraftë Abasaliu
Iliri ka pasur nje baba ekselent profesor Hamid Beqja ne Fakultetin e Ekonomise shpirt mire dhe qe ne cdo rast vetem ndihmonte, por ja qe nga trendafili del gjembi, hajduti Ilir. Para Ilirit duhet te arrestohet CEO i tij dhe i mehavjedhjeve Edvin KLristaq Rama. haka do te shkonte tek i zoti....populli.
Spaku frikacaku. Sa shpejt i gjen faktet per socialistet e i arreston menjehere dhe mire ben. Per Berishem faktet per korrupsion e vrasje i dine gjithe shqiptaret , i dine amerikanet, i dine anglezet e gjithe bota, i ka pranuar vete Berisha publikisht ne tv si snaiper e vetem Spaku nuk i di akoma. Spurdhjaket e Spakut.
Beqja ishte nje hajdut i semure. Ishte koherent si per 2 leke app per 100 milion. Inteligjent, me i zgjuari i rilindjes, psikopat, prepotent, antifeminist, asnhe shok, vetem bashkepunetore ne vjedhje. Shkaterroi cdo gje ne shendetesi dhe vuri te gjithe punonjesit e sistemit ne siklet qe vetem kur te vdesin do te jene te qete. Ka marre me kohe mallkimin e pacienteve qe u vidhte ilacet si dhe vartesve qe u ka nxire jeten. Me vjen keq per vajzen e toj te vetme qe do degjoj male akuzash per babain e saj. Bashkeshortja e Beqes eshte njesoj si ai.
Po ne ditlindjen e km raset halldupi i krupsionit edhe perse nen hetim per sterilizimin asgje nuk e ndalonte kete perbince te hajnise te ripte e plackiste cdo qindark qe gjendej né ate drejtori dhe ju thoni perse ikin shqipetaret po si mund te rish me cakej te till qe te plackisin diten dhe naten. Un them se rama duhet te iki nuk ka se cfar jep eshte mbuluar me turp.