Deklarata e ministrit të Emigracionit kundër shqiptarëve, Shqipëria notë verbale ndaj Britanisë së Madhe

16 Janar 2023, 12:45Kronika TEMA

Deklarata e ministrit të Emigracionit kundër shqiptarëve,

Ambasadorit të Britanisë së Madhe në vendin tonë, Alastair King Smith i është dorëzuar notë verbale nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë për komentet që ka bërë ndaj emigrantëve shqiptarë ministri britanik i Emigracionit, Robert Jenrick.

Ministria e Jashtme njofton zyrtarisht se përmes kësaj note verbale, “shprehet shqetësimi për deklaratën më të fundit me gjuhë diskriminuese ndaj shqiptarëve nga ana e ministrit të Shtetit për Imigrimin Robert Jenrick”.


“Ministria e Punëve të Jashtme theksoi se kjo retorikë e përsëritur cënon frymën pozitive të bashkëpunimit bilateral të konfirmuar në Deklaratën e Përbashkët mes Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrit britanik Rishi Sunak, në të cilën ndër të tjera ndahet vlerësimi i përbashkët për rolin e diasporës shqiptare në Britaninë e Madhe dhe kontributin e saj të rëndësishëm në kulturën, ekonominë dhe shoqërinë e të dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme kërkon shmangien e kësaj gjuhe urrejtjeje dhe diskriminimi dhe vijimin e dialogut edhe bashkëpunimit konstruktiv për të vënë në jetë angazhimet e ndërmarra së bashku si dy vende demokratike, partnere e aleate në organizmat ndërkombëtare.

Kujtojmë se ministri britanik për Emigracionin deklaroi disa ditë më parë se “jam këtu për të parë dëbimin e emigrantëve shqiptarë. Autobusët sapo janë nisur drejt aeroportit dhe në mëngjes ata do të jenë në Tiranë. Stafi ynë po punon për t’i gjetur shqiptarët, për t’i arrestuar, për t’i sjellë në aeroport dhe kthyer në Tiranë. Këta janë jo vetëm emigrantë të paligjshëm, por edhe kriminelë të rrezikshëm të dënuar për drogë”. 

6 Komente

  1. M
    Muzaka i Ri

    Mos u pirdhni kot, se nuk kthen njeri njerzit e ndershem qe meren me pune, ke fshtra te tere ne Berat qe kane vite qe u braktisen nga te rinj e moshe e mesme per shtepite e barit. Te pakten keto di une .

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Boll ti o legen. Shume deklarate e vaket . Duhej te ishte deklarate e forte dhe ti kerkohej britanikeve te kerkojne falje Biles , duke pare se nje gjuhe urrejtje kunder shqiptareve eshte totale, nga media britanike, politika e dhe kushdo ne United Kingdon of Motherfuckers duhej te kerkohej Largimi i Ambasades britanike Nuk ka kuptim t e mbash maredhenie diplomatike me nje shtet qe ka 30 vjet pas demokracise dhe me shume se 100 vjet para demokracise, qe perdor Gjuhe Urrejtje kunder Kombit tone Nuk ka pse Shqiperia te kete maredhenie me nje shtet qelbesire si britania qe udhehiqet nga gjuha e Urrejtjes kunder njerezve tane DHE KUNDER SHTETIT TONE Ne Britani ka mbi 400 mije emigrante te paligjeshem, dhe Shqiptaret nuk jane as 5 % e tyre

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

        Beqiraaaaaaaaaa tourkalvanoi e qelbet boten anembane.... Nuk ju do askush neper evropi Ameriki,vec m'istambul dhe ne Kongo..... eshte e rend me qen korrak sunit...

        Përgjigjjuni
      2. T
        Taku

        Ok po nje minister nuk mund te etiketoj kombesine e emigranteve te paligjshem se kriminele nuk jane provuar nga gjykata qe jane te tille.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Klimax

          Në vend të ulin kokën e të kërkojnë falje për futjen në mënyrë të paligjshme të mijra bashkëpatriotëve të tyre në Britani, për numrin e madh të tyre që janë futur në rrugën e krimit, Ministria e Jashtme paska fytyrë e ta quajë "diskriminim" mbrojtjen dhe pastrimin e Britanisë nga emigracioni ilegal dhe kriminaliteti!!!!! Vërtetë, kush është përgjegjës që mijëra e mijëra shqiptarë largohen nga vendi i tyre? Kush është përgjegjës që ka kaq shumë kriminalitet midis tyre? Në qoftëse nuk është përgjegjës shteti dhe qeveria shqiptare, atëhere kush është?

          Përgjigjjuni
          1. I
            Iliro Pellazg

            https://www.bbc.com/news/uk-wales-64217055. Ja dhe lajmi i fundit nga britaniket e keq, cunat ben detyren

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje