Detaje nga atentati në Tiranë: Zamir Kalemi i pikasi autorët, targat e makinës së djegur rezultojnë të vjedhura

13 Janar 2024, 10:02Kronika TEMA
Detaje nga atentati në Tiranë: Zamir Kalemi i pikasi autorët,

Zbardhen detaje të reja lidhur me atentatin e mbetur në tentativë mbrëmjen e djeshme tek rrethrrotullimi i Selitës në Tiranë.

Targat e automjetit tip Nissan qe u dogj mbrëmë në Berzhitë, rezultojnë të vjedhura ne Tiranë. Ndërkohe brenda makinës nuk janë gjetur gjurmë për shkak se zjarri ka shkatërruar çdo prove.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 13 gëzhoja automatiku. Po verifikohet edhe automjeti tip Nissan që dyshohet se u përdor nga autorët e atentatit ndaj Zamir Kalemit.

Autorët dyshohet se kanë ndjekur prej disa orësh dhe e kanë mbajtur nën vëzhgim Zamir Kalemin derisa i kanë dalë paralel në zonën e Selitës ku edhe kanë hapur zjarr ndaj tij.


Sipas hetimeve, rezulton se Zamir Kalemi i ka pikasur autorët dhe ka tentuar të shpëtojë duke devijuar automjetin ku është përplasur me bordurat ndarëse të rrugës.

1 Komente

  1. d
    d

    Kalemi qe ka ngrene stilolapsin.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje