Kërcënoi një grua që të tërhiqte kallëzimin për babain e tij, arrestohet 34 vjeçari në Tiranë! Çfarë iu gjet në banesë

7 Prill 2023, 13:38Kronika TEMA

Kërcënoi një grua që të tërhiqte kallëzimin

Një 34 vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi ka kërcënuar një grua.

Në pranga ka rënë i riu L.S, i cili raportohet se ka kanosur një grua me qëllimin që kjo e fundit të tërhiqte kallëzimin në polici për babain e tij.


Gjatë kontrollit të bërë në banesën e të riut, u gjetën dhe sekuestruan disa dokumente të dyshuara të falsifikuara.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave  të këtij rasti.

 

Lini një Përgjigje