
Autoritetet italiane kanë dëbuar në Shqipëri 32-vjeçarin shqiptar Orjol Lame, i cili shkaktoi aksidentin tragjik pak muaj më parë në Itali, ku humbën jetën gruaja e tij, fëmija një vjeç e gjysëm i tyre, si dhe motyra e vëllai i bashkëshortes.
Lame mbetet nën hetim nga drejtësia italiane, pasi akuzohet për vrasjen e katër personave të lartpërmendur.
Natën e 30 tetorit 2022 ai humbi kontrollin e mjetit, duke u përplasur me një vilë të pabanuar në Via Emilia, duke shkaktuar vdekjen e shumëfishtë.
Drejtuesi i makinës, Lame mbeti i plagosur rëndë dhe qëndroi në koma për rreth dy muaj, ndërsa doli nga koma në muajin dhjetor. Asokohe prokurori kërkoi arrest shtëpie për 32 vjeçarin, por që u refuzua nga gjykatësi.
Pas hetimeve shqiptari rezultoi me qëndrim të parregullt në shtetin italian, si dhe ishte dënuar më parë me dy vite burg për trafik kokaine.
Lajm jo i sakte!! Nuk eshte debuar,eshte larguar vete me ndihmen e familjareve,ne dy gjyqe ishte kerkuar arrest shtepie e bllokim passaportes,pijerisht qe te mos largohej.Sipas medias lokale,e sipas asaj qe thekson artikulli,Lame ngelet nen hetim ne gjedje te lire. Nuk te debojne kur ke akoma detyrime me ligjin ne kete menyre!!
Bravo kazanet shpifese te SHQIPERIS , qener ai humbi njerzit me te shtrenjte te zemres pervecse ngeli dhe invalid , por juve ju ardht ku ju djeg me shum me KAZANIN DHE SHPIFJET QE THURNI