“Më është zhdukur gruaja”- Burri nga Vlora denoncon humbjen e kontakteve me bashkëshorten

6 Prill 2023, 12:17Kronika TEMA

“Më është zhdukur gruaja”- Burri nga Vlora denoncon

Një 58-vjeçar në qytetin e Vlorës ka bërë kallëzim në polici se bashkëshortja e tij 52-vjeçe është larguar nga banesa.

Sipas 58-vjeçarit, e shoqja është zhdukur prej disa ditësh dhe nuk ka asnjë gjurmë në lidhje me të.

Policia ka nisur punën për gjetjen e gruas ndërkohë që materialet u referuan prokurori p[ër veprime të mëtejshme.

“Më datë 05.04.2023, në Komisariatin e Policisë Vlorë, ka kallëzuar shtetasi V. V., 58 vjeç, se prej datës 01.04.2023, ka humbur kontaktet me bashkëshorten e tij, shtetasen B. Z., 52 vjeçe, pasi ajo është larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e saj. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

2 Komente

  1. D
    Dane Brinja

    Na more trim, e din atë llafne ti: O Balo! Të hëngërt tënja e ke të keqen nga brenda! Gjerësa të ka ikur, do jesh nopran i madhë zotrote e ja ke nxir mavi jetën gruas. Ha mut tashti e firmosë denoncime në polici.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pickaxhiu

      Akoma se ka gjetur gruan ky?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje