Humb jetën parashutisti çek në Himarë, pësoi arrest kardiak gjatë hedhjes

5 Prill 2023, 16:34Kronika TEMA

Humb jetën parashutisti çek në Himarë, pësoi arrest

Një turist çek ka humbur jetën pasditen e kësaj të mërkure në Palasë, pas hedhjes me parashutë. Viktima është shtetasi çek P. S., rreth 70 vjeç.

Autoritetet policore bëjnë me dije se turisti çek dyshohet se ka humbur kontrollin mbi parashutën, për shkak të arrestit kardiak, dhe ka rënë në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”, ku si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

Lini një Përgjigje