
Gjykata ka dhënën masën “arrest me burg” për dy rumunët që u kapën në doganën e Kapshticës me rreth 100 kilogram kanabis të fshehur në rulotin që po udhëtonin.
Çifti, Geroge Coman 56 vjeç dhe Daniela Buturugaru 38 vjeç, u ndaluan 3 ditë më parë në pikën kufitare dhe pas kontrollit në skaner të automjetit, u konstatua diçka e dyshimtë që detyroi policin kufitare të ushtrojë kontroll më të imtësishëm.
Në seancën e sotme, çifti i ka qëndruar fjalëve që kanë thënë në polici se nuk ishin në dijeni për lëndën narkotike. Prokuroria në vazhdim do të duhet të bëjë analizat e gjurmëve dalitoskopike për mjetën dhe lëndën narkotike.
Ata kanë deklaruar se në Shqipëri do të kalonin tranzit, pasi do të shkonin për pushime në Selanik.
Avokati i tyre u shpreh se klientët që përfaqësonte nuk e pranonin të ishin fajtorë për atë çfarë akuzohen, duke theksuar se ishin thjesht turistë dhe nuk kishin dijeni për kanabisin e gjetur në automjet.
O gazetarë injorantë!!! Kaq të vështirë e keni të sqaroni se në çvend të makinës ishte droga e fshehur? Ishte brenda apo jashtë makinës....?? Nqs ishte jashtë makinës atëherë gjërat janë më të komplikuara...