DINAMIKA: Si nisi sherri mes dy personave në ish-Bllok që i mori jetën 46 vjeçarit

5 Prill 2023, 11:51Kronika TEMA

DINAMIKA: Si nisi sherri mes dy personave në ish-Bllok që i mori

Zbardhet dinamika e sherrit në rrugën “Vaso Pasha” në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku mbeti i vdekur Gentian Talja.

Mësohet se 25-vjeçari i shpallur tashmë në kërkim, Henri Gjapi është konfliktuar me 46-vjeçarin Gentian Talja ndërsa për t’i ndarë ka ndërhyrë Artur Gjolena.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të datës 31 mars, ndërsa mësohet se të dy, Talja dhe Gjapi kanë qenë në gjendje të dehur.

Talja e Gjapi nuk njiheshin më parë me njëri-tjetrin dhe janë takuar krejt rastësisht në vendin ku ka ndodhur ngjarja. Nga kamerat e sigurisë në zonë vërtetohet se Talja dhe Gjapi janë konfliktuar me duar. Aty pranë ka kaluar rastësisht edhe 41 vjeçari Gjolena që i ka ndarë.

Pak minuta më vonë 46-vjeçari Gentjan Talja është ndjerë keq dhe është rrëzuar në tokë duke dëmtuar kokën në trotuar. Ai është dërguar në spital dhe gjendja e tij ka qenë stabël, por pas 10 orësh ka pasur komplikacione dhe ka kaluar në gjendje kome, ndërsa ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spital.

1 Komente

  1. S
    Sali Ram Berisha

    Po, sipas ligjeve te Zotit, ora 02. 00 eshte per gjume kur nuk je ne pune, çne ne kete ore te rrihesh me tjetrin?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje