Prokuroria rinis hetimet për Nertila Osmanin dhe Sonila Kryeziun, dëshmia e re: Janë vrarë nga Ben Hoxha në një hotel

4 Prill 2023, 17:17Kronika TEMA

Prokuroria rinis hetimet për Nertila Osmanin dhe Sonila Kryeziun,

Pas dëshmisë së publikuar nga emisioni “Pa Gjurmë” se dy shoqet, Nertila Osmani dhe Sonila Kryeziu janë vrarë dhe janë varrosur në Dunat e Divjakës, Prokuroria e Tiranës ka hapur hetimet. Drejtuesi i organit të akuzës në kryeqytet, Arens Çela ka konfirmuar lajmin. Në këtë dokument, Prokuroria sqaron se në 2004, periudhë kur u zhdukën dy shoqet është hetuar vetëm për “rrëmbim personi”. E ndërsa pas publikimit të rastit në emisionin “Pa Gjurmë” prokuroria ka rihapur hetimet.

Në vitin 2005, një vit pas zhdukjes së dy vajzave, janë gjetur dy trupa të pajetë e ndërsa në varrezat e Lushnjes ekzistojnë edhe dy varre pa emër. Nuk dihet nëse këto 2 varre i përkasin Nertila Osmanit dhe Sonila Kryeziut teksa “fjalën e fundit” do e thonë institucionet.

Sot ka ardhur dhe një dëshmi e re, për fatin e dy shoqeve Nertila Osmani dhe Sonila Kryeziu. Një dëshmitare thotë se vajzat janë vrarë nga kreu i një prej bandave famëkeqe të Lushnjes Arben Hoxha në një hotel. Arben Hoxha, ishte bashkëshorti i Nertila Osmanit. Dhe kjo ka ardhur pasi Nertila Osmani, i kishte kthyer fjalën Arben Hoxhës.

Dëshmitarja: Unë jam...Lindur në Tiranë, deri 18 vjeçe, 18 vjeçe jam martuar në Lushnjë. Kam ndenjur deri në 2004. Në 2004 vdiq burri im, nga ata të bandës

Odeta Dume: Të Lushnjës?

Dëshmitarja: Të Lushnjës

Odeta Dume: E vranë?

Dëshmitarja: E goditën e bënë copa dhe vdiq më vonë. Nuk i flisja dot djalit (gazetarit) në telefon se këto janë gjëra me shumë zarar, sepse ata janë në aktivitet

Odeta Dume: Akoma?

Dëshmitarja: Akoma. Dhe atë që vrau Benin, (Ardjan Laze) vjet e vranë, e di ti? E vranë te Zogu i Zi, në hotel

Odeta Dume: Tani ti mendon se…

Dëshmitarja: Tani Sonila…

Odeta Dume: Kryeziu?

Dëshmitarja: Kryeziu…

Odeta Dume: Me Nertila Osmanin, kanë qenë të dyja shoqe që kanë humbur

Dëshmitarja: Ajo që ka gocën…

Odeta Dume: Nertila…

Dëshmitarja: Ish e dashura e Benit (kreu i një prej bandave të Lushnjës)

Odeta Dume: Po

Dëshmitarja: Ben Hoxha quhej

Odeta Dume: Po

Dëshmitarja: Benin e vranë në 2005 dhe ai që të dyja ato i ka eleminuar

Odeta Dume: I ka vrarë?!

Dëshmitarja: I ka vrarë dhe i ka varrosur në Divjakë. Në plazhin e Divjakës në rërë

Odeta Dume: Nga e mësove këtë ngjarje ti, nga e di ti që…

Dëshmitarja: Unë, dëgjo mua tani. Burri im ra pre e këtyre

Odeta Dume: Ka qenë pjesë e grupit?

Dëshmitarja: Jo nuk ka qenë pjesë e grupit.

Odeta Dume: Po, ra pre e këtyre

Dëshmitarja: Burri im…këta e morën burrin tim dhe i thanë: Do na bësh shumë gjëra. Tani burri im niset, nga Lushnja vjen në Tiranë te Prokurori i Përgjithshëm. Dhe i kërkoi ndihmë. Unë ika në Turqi, sepse shtëpia ime nuk gjente qetësi as nga Beni dhe as nga njeri. Ne nuk hanim dot bukë.

Odeta Dume: Nga frika. Po burri ta ka treguar këtë histori ty, që i ka vrarë…

Dëshmitarja: Ai që i ka varrosur

Odeta Dume: Kush i ka varrosur?

Dëshmitarja: Sepentja. Sepentja quhet ose Armand N…

Odeta Dume: Ku jeton ky?

Dëshmitarja: Ai për fat ka vdekur vjet, ka vdekur nga overdoza. Ama ai nuk ka qenë vetëm. Rrëmujë e sherre e shamata, se Beni kishte një gjë. Nëqoftëse ti i ktheje përgjigje Benit, të vriste në vend. Ishe i eleminuar

Odeta Dume: Tani ti po më thua që Sonila Kryeziun dhe Nertila Osmanin e ka vrarë… (Ben Hoxha)?

Dëshmitarja: Po. Dhe i kanë hapur gropën. Se i thashë unë si i varrose? Te rëra e Divjakës

Odeta Dume: Se aty është goxha sipërfaqe

Dëshmitarja: Sa kaloje gabinat që kanë qenë të kohës së Enverit. Sa i kaloje janë ato si kodrina të rërës, si duna. Atje kanë gjetur çunin e Naxhies, në atë vend.

Odeta Dume: Eshtrat? Po

Dëshmitarja: Eshtrat e të shkretit

Odeta Dume: Dhe aty janë groposur dhe Sonila dhe Nertila?

Dëshmitarja: Atje janë të groposura

Sa persona kanë qenë që i kanë groposur?

Dëshmitarja: Katër veta

Odeta Dume: Katër veta? Njëri prej tyre të ka treguar ty?

Dëshmitarja: Po, Sepentja

Odeta Dume: Ky personi ka vdekur, ky që të tregoi?

Dëshmitarja: Ka vdekur vjet

Odeta Dume: Ka vdekur vjet… ky i ka groposur?

Dëshmitarja: Ky i ka groposur

Odeta Dume: Po ata 4 personat e tjerë nga Lushnja duhet të jenë?

Dëshmitarja: Lushnjarë dhe ata

Odeta Dume: Po të tregoi kush i kishte vrarë, ku i vranë?

Dëshmitarja: Beni të dyja

Odeta Dume: Të dyja i ka vrarë Beni?

Dëshmitarja: Po. Të parën ka vrarë atë shoqen

Odeta Dume: Sonilën? Mars 2004?

Dëshmitarja: Po atëhere ka qenë. Se në Maj, në 7 maj ka vdekur burri im

Odeta Dume: 7 maj. Po ti këtë personin që vdiq nga e njohe, e kishe fqinj?

Dëshmitarja: Komshi

Odeta Dume: Po si të tregoi?

Dëshmitarja: Po shoku i ngushtë i çunit tim dhe i burrit tim

Odeta Dume: Edhe i burrit… ai të tregoi

Dëshmitarja: Se shiko ti, vinte Beni aty me thesin… me çfarë thesi thua ti? Me armë. Me armë të bllokuara

Odeta Dume: Po

Dëshmitarja: Dhe na merrte neve dhe na nxirrte me shkelma përjashta

Odeta Dume: Pra ai i ka vrarë me armë këto

Dëshmitarja: Me armë, me pistoletë

Odeta Dume: Me pistoletë, të dyja shoqet?

Dëshmitarja: Po, të dyja. E para është vrarë ajo…

Odeta Dume: Sonila Kryeziu

Dëshmitarja: Pastaj ka vrarë atë të dashurën

Odeta Dume: Ato janë vrarë në mars 2004 aty në një hotel në Divjakë dhe i kanë groposur këta personat tek…

Dëshmitarja: Tek dunat. Nëse janë dunat më. Se më kanë thënë që në Divjakë edhe deti paska ikur thonë, se unë nuk vete unë kam frikë. Se jam në Angli unë

Odeta Dume: A jeton në Angli ti?

Dëshmitarja: Jam në Angli zemër

Odeta Dume: Por më dëgjo. Këtë dëshminë tënde ti mua më lejon ta jap, pa të përmendur kush emrin?

Dëshmitarja: Jo, jo, jo!

Odeta Dume: Po unë nuk do e përmend se kush je ti. Një zonjë që na erdhi dhe na dha këtë dëshmi.

Dëshmitarja: Po

Odeta Dume: Që ne të fillojmë kërkimet. Por ai ka vdekur, kështu që ne na intereson ndoshta dikush nga ata katër personat e tjerë

Dëshmitarja: Po katër persona

Odeta Dume: Të tjerët mund të reagojnë

Dëshmitarja: Mund të reagojnë dhe… se atje ka shumë drogaxhinj te lagjja jonë.

Odeta Dume: E qartë!

4 Komente

  1. P
    Pilo Lala

    Cfare rremuje ka qene ky shtet? Vriteshin vajzat, nuk ja mbante ti kerkonte familja. Mbase i gjejne trupin, ti varrosin si njerez.

    Përgjigjjuni
    1. j
      jim emigranti

      Koha Sali kriminelit, qe mburret dite e nate neper mediat e peshtira qe i japin hapesire.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Drejtesia! Drejtesia e vertete e shpeton Shqiperin

        Prandaj kerkon salehu dhe banda e tij te vijne prape ne pusete, qe ta qelbe edhe nje here kete vend dhe te iki ne boten tjeter i kenaqur. Kete vend e ka drejtuar nje vrases manjak, vampir e shkuar vampirit, nje race e çmendur, qe nga krimet ua kalon serbeve, grekeve dhe mafiozeve te droges.

        Përgjigjjuni
        1. $
          $antiago-@-Chil€

          Në Shqipëri ka shumë psikopatë. Gjithë politikanët shqiptarë psikopatë janë , edhe ushtarët e tyre po ashtu.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje