Përleshje mes bandave në Greqi, tre të plagosur, mes tyre 19-vjeçari shqiptar

5 Prill 2023, 09:46Kronika TEMA

Përleshje mes bandave në Greqi, tre të plagosur, mes tyre

Një sherr me thika ka ndodhur mes bandave në Voula në Greqi. Ngjarja u regjistrua në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, rreth orës 23:00 në rrugën Nereos.

Nga mediat greke raportohet se një person ka marrë plagë me thikë në gjoks, ndërsa një 19-vjeçar shqiptar ka marrë një plumb në këmbë. 

Nuk dihet gjendja e personit të tretë, i cili është sulmuar edhe me thikë. Mediat greke raportojnë se 19-vjeçari i cili ka kartë identiteti greke, i lindur në Shqipëri ka qenë më parë në telashe me autoritetet.

Në vendin e të shtënave janë gjetur 5 gëzhoja. Ngjarja mes grupeve nisi nga Argyroupoli ku kanë ndodhur goditjet me thikë dhe ka përfunduar me të shtënat në Vula.

 

Lini një Përgjigje