Tentuan të trafikonin 118 kg kanabis drejt Greqisë me rulot, rumunët dalin para gjykatës: Më nxirrni bukur në kamera

5 Prill 2023, 13:44Kronika TEMA

Tentuan të trafikonin 118 kg kanabis drejt Greqisë me rulot,

Rumuni George Coman i akuzuar për transport të lëndëve narkotike ka dalë sot para togave të zeza në gjykatën e Korçës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Para fillimit të seancës është habitur me praninë e madhe të kamerave të gazetarëve dhe ka filluar të bëjë humor me ta, madje të shkëmbejë dhe batuta, teksa i pyet se a; “a ishte bukur dhe ta nxirrnin siç duhej në kamera”.


Ai ka qenë i interesuar nëse lajmet do kalonin dhe për mediat rumune.

George Coman dhe Daniela Buturugaru tre ditë më parë janë kapur në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës me 118 kg lende narkotike e dyshuar kanabis sativa.

1 Komente

  1. a
    aaaaaa

    Kujton se ajdmo dava Albanie,,por kur te denohet me nja 10 vite burg dhe te takohet me ata hamshoret shqiptar te burgjeve,atehere ta shofi ate bukurin ne kamera.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje