
Luftar Reçi, bashkëpunëtori i prokurorisë së posaçme SPAK, ka dalë për të dytën herë para 6 të pandehurve, që akuzohen për vrasjen e Klodian Saliut, Vajdin Lamaj dhe Artan Arsit në muajin Shkurt 2005. Në seancën e rradhës, Luftar Reçi, i është përgjigjur pyetjeve të avokatëve të të pandehurve Lulzim Berisha, Indrit Rusi dhe Plaurent Dervishaj.
Për më shumë se 6 orë, avokatët e kanë pyetur Reçin për dinamikën e krimit të ndodhur në Tiranë dhe Durrës, ku mbetën të vrarë tre persona. Reçi në pjesën më të madhe të rrëfimit të tij, i ka qëndruar besnik dëshmisë së parë të dhënë në gjykatë, duke këmbëngulur se asgjë nuk ka treguar të pavërtetë.
Ndërkohë në dëshminë e dytë, Luftar Reçi, ka nxjerrë dhe emra të tjerë si persona që ai ka biseduar për ngjarje kriminale. Disa nga këta persona, ai ka treguar se ndodhet brenda në burg. Ndërsa disa të tjerë vijojnë të qëndrojnë të jenë jashtë.
Reçi, u përplas ashpër me dy avokatët e Plaurent Dervishaj dhe Lulzim Berishës, në momentin kur ata i kujtuan dhe i vunë në dukje një intervistë të dhënë prej tij disa vite më parë, tek një televizion informativ.
Sipas avokatëve Luftar Reçi, ndryshe ka deklaruar në këtë intervistë dhe ndryshe ka dëshmuar pranë prokurorisë së posaçme SPAK. Por nga ana tjetër Luftar Reçi, ka reaguar se ajo intervistë është dhënë prej tij dhe nuk është transmetuar asnjëherë në TV. Sipas Reçit, njerëz të afërm të personave të pandehur, kanë korruptuar njerëz të medias, të cilët kanë ndaluar publikimin e intervistës dhe shitur materialin palëve në këtë proces gjyqësor.
Për shkak të debateve të shumta, dhe kohëzgjatjes së seancës, gjyqi ndaj të pandehurve është shtyrë për javën e ardhme, duke vijuar sërish me pyetjen e Luftar Reçit,ku këtë radhë do jenë avokatët e Indrit Taullaut, ata që do pyesin bashkëpunëtorin e prokurorisë së Posaçme, Luftar Reçi.
Më tej do jetë Emiljano Shullasi dhe Viktor Imeri, që do i drejtojë pyetjet, Luftar Reçit. Procesi hetimor dhe gjyqësor ndaj 7 të pandehurve të SPAK, ndodhet në fazën e pyetjes së dëshmitarëve të prokurorisë.
Prej datës 8 dhjetor 2020, Prokuroria e Posaçme SPAK përmes operacionit policor “Asgjë nuk harrohet”, arrestoi Indrit Taullaun,Indrit Rusin, Emiljano Shullazin, Viktor Ymerin dhe Luftar Reçin. Ndërsa shpalli në kërkim Plaurent Dervishaj dhe Lulzim Berishën, si autorët e dyshuar të vrasjes së Klodian Saliut.(Ora News)
Kane ndryshuar koherat me SPAK, kriminelet ose jane ne burg, ose jane fshehur si minj. Ku jane "trimat" qe xhironin gomat e makinave lluksoze, kapardiseshin me kobure ne brez? Ku eshte Ervis Martinaj? Ne vrime te hales. Ku eshte Talo Cela? Ne vrime te hales fshihet. Ku eshte Shullazi? Ha supen e burgut, ka 3 vjet. Pjesa me a madhe e cetave jane ne burg. Aty le te bejne te fortin.
Fiks. Ta shofin me te fortit e tjere. Hhahahahha
Po kriminele jane taullau, dokle, shimpazeja a shullazi si e ka ai. Po ama luftar reci eshte edhe me kriminel se te gjithe. Sa familje dibranesh ka marre me qafe ky qafir e rob i trashe. U merrte gocat nga rruga, nga shkolla e ua degdiste pasi i perdhunonte. Ky kafshe duhej te ishte ekzekutuar me kohe me te njejten menyre qe ai ekzekutoi maks lalen e jo te lihet duke derdellit pordhe nga goja si i penduar. Ca i penduar, krimet e atij jane sa nje mal. O bythqire prokuror askerkujt si duhen deshmite e krtij grdalle krimineli.
Ky sherr,tregonse ne drejtesi ka shume prokuror,gjykates te paaft.Kriminelet jane me te zot ne rruge,ne pushtet dhe ne drejtsi. Prokurori apo gjykatesi duhet te jete nga ana profesionale ne nje nivel me te larte se sa i pandehuri apo avokati i tij. Ata duhet te jene me te pergatitur se krimineli,me qellim qe t'i japin pergjigjen e duhur kriminelit,ta bllokoj ate dhe jo te bllokohet vete.
Jo more jo, sytë të paskan lënë prej kohësh kurse mëndja te ka kaluar nē vegjetacion. Trimat jetojnë në Dubai, por dhe nje pjese e tyre livadhisin nëper korridoret e ministrise ne Tiranë nēn omrellën e bablokut...
Po ai Lala I Meremes qe ky e akuzonte pse nuk arrestohet
Koka e kriminelve është i lirë.Të gjitha fiet e kriminnelve,Bandave të armatosura me armë,Tritole..për vrasje me pagesë është Sb dhe banda e drejtësisë që i ka nxjerr nga burgu që nga 1991 e në vazhdim. Mos harroni vrasjet e 4 dëshmorve në Shkodër në 2 prill 91 me në krye ARBEN BROCIN me urdhër të Sb,me ndikim të UDB ku Sb është në grup që në 1967 dhe me mafjazët P.Arbnori,A.Hajdari,A.Spahia..,të cilët u eliminuan nga Sb me helmim dhe nxjerrje në pritë të A.Hajdarit. Në 32 vite Sb ka eliminuar mbi 20.000 njërz..200 në Tropojë. -Korbi me kollare SB nuk pranon asgjë sikurse TRAMPI,PUTINI QË JAN KRIMINEL LUFTE NË VËNDET E TYRE. -Nëse TRAMP bëhet President në 2024,Bota do jetë në L3B.Pasi, Europa do jet pa NATO,FMN,BB,BSH..! Pasi TRAMP ka deklaruar se.."..Boll ka paguar Amerika për institucionet nd/Kombëtare.." -Ndaj,bota është në rrezik nga 3 superfuqitë: SHBA-KINË-RUSI.Kush do fitoi luftën bërthamore do sundoi botën..!
Kur nuk e njefni tjetrin mos folni Luftar Reci ska djale si ai me zemer te madhe po keshtu eshte po te kesh shoke keta lloj njerez vetem me ta fut dhe ky mire ja u ka bere legenave bos e shqiperis me Drogra e me lloj lloj marifete bolle bet kot blla blla