Belsh, 35-vjeçari ushtron dhunë ndaj gruas: ajo hidhet nga dritarja

6 Prill 2023, 13:10Kronika TEMA

Belsh, 35-vjeçari ushtron dhunë ndaj gruas: ajo hidhet nga dritarja

Një rast i ushtrimit të dhunës në familje ka ndodhur në Belsh. Një 35-vjeçar ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila më pas është hedhur nga dritarja e banesës.

Policia thotë se e lënduara është dërguar në spitalin psikiatrik, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin G. Q., 35 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila më pas është hedhur nga dritarja e banesës. Kjo shtetase është dërguar në spitalin psikiatrik, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor”- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

1 Komente

  1. T
    Tata luigji

    Ah si nuk kam qelluar poshte ballkonit ne ate moment ta kisha prit ne krah

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje