Konflikti mes dy pedagogëve në Fakultetin Ekonomik, “molla e sherrit” gara për kreun e departamentit

6 Korrik 2024, 11:19Kronika TEMA
Konflikti mes dy pedagogëve në Fakultetin Ekonomik, “molla e

Pedagogu i Fakultetit Ekonomik, Mirdaim Axhami u arrestua nga policia pas një sherri me kolegen e tij, Liljana Billa, e cila e akuzon se e ka goditur në fytyrë.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se shkak për përplasjen janë bërë tezat e provimit pasi ata akuzojnë njëri-tjetrin se i kanë shitur apo ndërruar.

Gazetari Ervin Leka, në një raportim live, thotë se përplasja mes pedagogëve ka nisur prej disa muajsh. Sipas tij, zanafilla e përplasjes ka nisur që kur ata garuan për kreun e departamentit të fakultetit, që u fitua nga Axhami. Gazetari shton se Billa e ka denoncuar disa herë atë për përndjekje.

“Konfliktet kanë nisur prej disa muajsh mes dy pedagogëve për shkak edhe të zgjedhjeve dhe një votimi për kreun e departamentit të Fakultetit Ekonomik.

Gara është fituar nga Axhami dhe këtu si duket kanë nisur përplasjet e hershme mes tyre. Më pas Billa ka kallëzuar disa herë në polici kolegun e saj edhe për përndjekje. Por ku i fundit ka deklaruar se ajo ka probleme”, raportoi gazetari Ervin Leka./ abcnews.al

2 Komente

  1. O
    Oligopoli i rregulluar!

    Duket se kishte një background. Me sa duket qenka strategji e Lilit. Si duket doli jashtë pas debatit për tezat (mi jep, s'ti jap). Dhe diku nxiu syrin Lili dhe në darkë në komisariat, që normal do t'a ndalonin Mirdaimin e shkretë dhe të padjallëzuar... Kjo tregon kalbësinë e sistemit arsimor në AL.

    Përgjigjjuni
    1. P
      PD

      Paci faqen e zeze ! Ju do te edukoni brezin e ri ?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje