Gjykata greke vendosi masën arrest në burg për 31-vjeçaren shqiptare dhe 34-vjeçarin nga Ekali, të cilët akuzohen për prostitucion.
I pandehuri i tretë, 55 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale të marrëdhënies seksuale me të mitur, është lënë i lirë. Atij i është vendosur kufizimi për t’u paraqitur dy herë në muaj në Drejtorinë e Policisë dhe garancia në para prej 5000 eurosh, sipas protothema.gr.
Sipas drejtorisë anti trafik të policisë greke, më 12 janar ranë në në pranga Lorela Kapaj, Stefanos Nestoras dhe Dhorgjiaqis Petros, pasi akuzohen se trafikuan 15-vjeçaren greke Th.Dh dhe shtetasen e mitur shqiptare M.L.
Policia tha se Kapaj akuzohet se gjente vajzat e mitura dhe i prezantonte ato me dy shtetasit grekë të cilët fillimish kryen disa herë marëdhënie seksuale me të miturat,veç dhe në grup e në vazhdim i nxirrnin fotot e tyre në faqet pornografike ku edhe mbyllnin takime erotike në të cilat të miturat kryenin marëdhenie seksuale me klientë të ndryshëm kundrejtë shumave të parave.
Pas hetimeve u gjet se nëpërmjet takimeve të faqeve të internetit, ishin kryer të paktën 10 takime ku klientë të ndryshëm kishin paguar shumën 100 euro secili për të kryer marëdhenie seksuale me to.
Pune poutana/Haneme-sh tourkalvanoi,pasardhes te dobiceve te nizameve te sullton Muratit.....