Çmenduri në Tropojë; 49-vjeçari qëllon me armë në drejtim të turmës, gjithë lokali i vihet pas duke e gjuajtur me gurë

30 Qershor 2023, 09:11Kronika TEMA

Çmenduri në Tropojë;  49-vjeçari qëllon me

Dy persona mbetën të plagosur në gjymtyrët e poshtme pas një konflikti për motive të dobëta në Tropojë. 

Më datë 26 qershor, shtetasi B.S. plagosi me armë zjarri tip pistoletë, në këmbë, shtetasin A. B., 28-vjeç. 

Gjatë tentativës për t'u larguar nga vendi i ngjarjes autori 49 vjeç ka qëlluar disa herë në drejtim të personave që nisën ta ndjekin.

Mirëpo të shtënat lanë pas edhe një të plagosur në këmbë, i cili ishte kalimtar i rastit. 

JOQ Albania ka siguruar videon nga momenti kur autori i dy plagosjeve ka qëlluar me armë në tentativë largimi. 

Ai shihet teksa hynë përmes disa makinave për të dalë në anën tjetër të rrugës me qëllim arratisjen.

Persona të ndryshëm e ndjekin nga pas duke tentuar ta godasin me gurë apo mjete të tjera rrethanore. 

Fatmirësisht të plagosurit u paraqitën në spital jashtë rrezikut për jetën. 

 

Lini një Përgjigje