Një 60-vjeçar në Lushnje ka humbur jetën në përpjekje për të shuar zjarrin që kishte ndezur në tokën e tij.
Bëhet e ditur se A. D., 60 vjeç është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.
Nga hetimet e para, rezulton se 60-vjeçari është asfiksuar nga tymi, në përpjekje për të shuar zjarrin.
''Ditën e djeshme, në fshatin Krutje, Lushnjë, është gjetur nga familjarët e tij, pa shenja jete, shtetasi A. D., 60 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën pasi është asfiksuar në përpjekje për të shuar zjarrin që kishte ndezur në tokën e tij.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të këtij rasti'', njoftoi policia.
Lini një Përgjigje