Arrestohet në Prishtinë vrasësi me pagesë Arben Lamçja

4 Gusht 2024, 16:41Kronika TEMA
Arrestohet në Prishtinë vrasësi me pagesë Arben

I shumëkërkuari vrasësi me pagesë Arben Lamçja ka rënë në pranga në Prishtinë, Arrestimi i tij u bë i mundur nga njësiti FAST Kosova në bashkëpunimin me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI).

Burime për mediat kosovare bëjnë me dije se bashkë me të, është arrestuar edhe një person tjetër, identitieti i të cilët ende nuk është bërë i ditur.

Arrestimi i tij ka ardhur neë kuadër të operacionit “Plumbi i Artë 2”. Mësohet se në kuadër të këtij operacioni janë lëshuar 33 urdhër-arreste, teksa janë ekzekutuar vetëm 15 prej tyre, ku disa prej këtyre të fundit ndodheshin në qeli për akuza të tjera.

SPAK ka lëshuar urdhër-arresti për personazhe si: Armis Stafa, Maksim Koçi, Erzen Çopja, Franc Bako alias Çopja, Hajdar Bako alias Çopja, Mikael Qosja, Guri Biba, Renato Masuku, Leonardo Rragami, Talo Çela, Altin Kamami, Rexhino Doçi, Arsen Mema, Eljo Bitri, Leam Rragami, Elvis Daka alias Dragoviç, Dorjan Dyli, Matilda Hoxholli, Denada Todi, Flobenc Meçja.

Ndërkohë, masa e sigurisë “arrest në shtëpi” u lëshua për ish ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu, si dhe masën “arrest me burg për zëvendësdrejtorin e burgut të Bradasheshit, Maetin Musaj, i cili dyshohet se ka qenë pjesë e grupeve kriminale.

Lini një Përgjigje