Kishte humbur kontaktet me familjarët, gjendet i mbytur në Borsh 42-vjeçari

4 Gusht 2024, 10:18Kronika TEMA
Kishte humbur kontaktet me familjarët, gjendet i mbytur në Borsh

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Borsh të Himarë, ku një 42-vjeçar është mbytur në det.

Policia njofton se personi në fjalë vuante nga shëndeti mendor dhe prej disa orësh ishte larguar nga banesa dhe po kërkohej nga familjarët.

Shërbimet e e DVKM Vlorë kanë gjetur të pajetë shtetastin D. E., 42 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det.

“Sot, në Borsh, nga shërbimet e DVKM Vlorë është gjetur, dyshohet i mbytur aksidentalisht në det, shtetasi D. E., 42 vjeç, banues në Borsh.

42-vjeçari vuante nga shëndeti mendor dhe prej disa orësh ishte larguar nga banesa dhe po kërkohej nga familjarët. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

 

Lini një Përgjigje