EMRI: Tregti kokaine me serbin, arrestohet 26 vjeçari nga Puka në Britani

3 Gusht 2024, 14:56Kronika TEMA
EMRI: Tregti kokaine me serbin, arrestohet 26 vjeçari nga Puka në

Jo më kot thonë se krimi organizuar nuk njeh barriera nacionaliteti kur vjen puna në të bashkëpunuar me njëri tjetrin.

Këtë e vërteton edhe një ngjarje kriminale në lagjen Barking në Lindje të Londrës ku është arrestuar një shqiptarë duke bërë ujdi droge me një serb.

Shqiptari Mirjan Demuçaj, 26 vjeç, banues në Longbridge Road, Barking, është prangosur për shitje e 2 kg kokainë serbit Milan Vukajlovic më 21 shtator 2021.

Dokumentet e gjykatës parë nga Top Channel tregojnë se Demuçaj po ashtu tentoi të shesë edhe një sasi kanabisi më 02 gusht 2024, për të cilën u arrestua e më pas në sistemin e policisë doli se ishte në kërkim për shitjen e dy KG kokainë 3 vite më parë.

Si akuzë e tretë ndaj shqiptarit është edhe ajo e posedimit të një sasie cash me burim kriminalitetin datë 21 shtator 2021 po në zonën e Barking, ku prej vitit 1998 jeton një komunitet i madh shqiptarësh.

Këto akuza Mirjan Demuçajt iu komunikuan në gjykatën Thames Magistrate Court.

3 Komente

  1. A
    Avni Peqini

    arrestuar nje shqiptarë......? sasie cash........? !!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kokat hengshin keta pelhra !

      Kokat henkshin keta qe meren me droge dhe zoti i denofte me keqe se Ligji... Se me drogen e ketyre qe shesin vdesin m ijra te Rinje.... Ku dreqin mesuan shqiptaret te meren me droge ! sikur dikur kishin pake njerezidhik si njerez...me vite jane bere plehra edhe pse jane vrare njeri me tjetri apo ne Burgje jane denuar.. Keta jane rrota cari..marin ne qafe dhe familiet e tyre ...pis njerez..kriminele ordinere..

        Lini një Përgjigje