Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

3 Gusht 2024, 09:30Kronika TEMA
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në Shkodër.

Sipas burimeve policore, rreth orës 03.00 të mëngjesit një person ka qëlluar në ajër në zonën e Prek Calit në lagjen Rus.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar ndërsa policia pas sinjalizimit dhe hetimeve të kryera ka bërë shoqërimin në komisariat të autorit të dyshuar dhe dy personave të tjerë.

Ende mbeten të paqarta shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje, vijon puna hetimore e policisë dhe prokurorisë.

1 Komente

  1. .
    .... pra te shtena nuk kishte...

    Te shtena me arme zjarri. "fatmiresisht nuk ka te lenduar" po ku ka ne rruge njerez te ndershem ne ora 3 te mengjsit, pervec krimineleve?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje