Maklen Mici, dyshohet se ishte truri financiar dhe pastronte milionat e organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Franc Çopja dhe Hajdar Çopja (Bako), i njohur si Dari i Elbasanit.
Ndaj Micit është firmosur urdhër arrest me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pasi janë siguruar të dhëna që ka trasferuar përmes exchange që ndodhet në afërsi të Bankës së Shqipërisë, miliona euro të klanit kriminal.
Nga kërkimet e bëra në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton se Mici është ortak me një tjetër person, Bashkim Lika, në kompaninë “B&M Construction”, kompani ndërtimi me seli në rrugën e Dibrës.
Në dosjen e SPAK thuhet se ai ishte personi që merrte vlerat e konsiderueshme të parave të dërguara kryesisht nga Franc Çopja, të cilat më pas i investon në pasuri të paluajtshme dhe jo vetëm.
Një tjetër biznes është në fushën e gjelltores dhe bar-kafesë në rrugën Myslym Shyri.
Siç duket Mici, përmes parave të Çopja zgjidhte vendet më pranë qendrës së Tiranës për të investuar.
Perse sillni shkrime te tilla nga nje analfabet funksional? "Një tjetër biznes është në fushën e gjelltores" shkruan idioti. Eshte per te vene duart ne koke se si materiale ne dosjet e çeshtjeve akoma ne proces, dalin ne gazeta. Duhen denuar ata qe ua kane shitur keto materiale dhe ata qe i publikojne. Me e keqja eshte qe edhe nxirren detaje qe nuk lejohen me ligj. Ka kufi edhe publikimi i materialeve. Pa u mbyllur nje process nuk duhet qe te nxirren emrat e njerezve qe ndonje dite mund te dalin te pafajshem. Pa u dhene vendimi i gjykates, cilido eshte i pafajshme. Me niveli skandaloz te inteligjences se njerezve te punesuar ne mediat shqiptare, nuk duhen marre si te verteta te gjitha qe ata publikojne. Kemi lexuar shume, "ngjarje te medha" me "prova te forta", por kur njerezit kane dale te pafajshme, hidhet ne publik thashethemja qe e nxorri politika pa u lagur, biles edhe me emet te personit ne politike. Kjo nuk eshte gazetari por eshte kazan plererash.
Albanistan tamam. Vari lesht,lexo ndonjë rrjesht sa për të kalar kohën. Bisnes 'Gjelltore' hahahahaha....
Ke te drejte ! po pse ku ke patur ndonjehere ne shqiperi ! nje rregullsi simbas Ligjeve ! Aty eshte bere corape ! vjedhe kush mundet korrupsioni ne maksimum ! ne fund e hajne te gjithe qytetaret e varfer dhe te ndershem.. Skllaveri e gjalle ! keshtu ka qene dhe keshtu do jete ne shekuj ! Permisimet do jene te vogla....siperfaqesore sa per Opinion..
Nuk kane fund krimet ne Shqiperi, pershkrimet e analisteve te spikatur, Arjan Hoxha,Klodiana Lala, ...hyhy sa te te tjere ka ! Dalin cdo nate ne TV, intervistohen, pastaj afishohen ne gazeta on line, si ushqim i perditshem per publikun . Jepen here pas here ri-ciklohen ne media si drama dhe tele-novela per publikun! Gje e mire eshte kjo ?
Po garantuesit e lejeve te ndertimit Ed Coropekuqi dhe Lali Zdromsit perse nuk leshohet urdher - arresti?
Jane investitoret strategjike te qeverise.
Unë nuk besoj që shqiptarët që kanë themeluan gjitha gjuhët dha kulturat e botës të bëjnë gjëra të tilla. Duhet të jenë shpifje të ndërkombëtarëve.
Bisnes gjelltoresh,,,,,hahahaha,,,o gazetari kar,,,