Nga “gjuetia” ndaj grupit të Vis Martinajt, te lidhja me ish-missin: Kush është “Princi Damian”

2 Gusht 2024, 17:53Kronika TEMA
Nga “gjuetia” ndaj grupit të Vis Martinajt, te lidhja me

Leonard Duka, i akuzuar si një nga autorët e vrasjes së Santiago Malkos në vitin 2019, është ekstraduar nga Belgjika këtë të premte.

Operacioni për ekstradimin e tij u finalizua pas negociatave të shumta nga Interpol Tirana, duke siguruar nga autoritetet belge dritën jeshile për vënien e Dukës përpara drejtësisë shqiptare.

Prej disa vitesh, Leonard Duka rezulton në kërkim, si nga policia dhe SPAK. Ai akuzohet si një organizatorët e vrasjes së Santiago Malkos në Gusht të 2019 në Tiranë.

Veç kësaj ngjarje, 37-vjeçarit iu shtua një tjetër akuzë, ajo e sigurimit të kushteve për vrasje. Vepër penale kjo e ngritur nga SPAK në kuadër të operacionit të koduar “Revanshi”, i finalizuar falë zbërthimit të komunikimeve të zhvilluara në aplikacionin Sky dhe Encrochat.

Në to, 37-vjeçari, Duka i ndihmuar dhe nga eksponentë të tjerë të botës së krimit thurte plane për eliminimin fizik të Ervis Martinaj dhe lidhjeve të afërta të tij shoqërore, siç ishte Erigers Mihasi.

Kush është “Princi Damian”

I njohur për armiqësinë me Ervis Martinajn, Leonard Duka njihet dhe si udhëheqës i grupit kriminal me emrin “Klani Duka”. Ai mori famë edhe për marrëdhënien me ish-misin, Trejsi Sejdini.

Policia dhe prokuroria dyshojnë se klani Duka është një ndër grupet që ka qenë aktiv në vrasjen e shokëve të Ervis Martinajt dhe hartimin e planit edhe për ekzekutimin e tij duke ndjekur lëvizjet brenda dhe jashtë vendit përmes rekrutimit të personave që kanë dijeni në agjenci turistike si edhe Policinë e Shtetit.

Leonard dhe Erlis Duka kishin ngritur “perandorinë” e tyre që operonte kryesisht në zonën veri-lindore të Tiranës, por gjithçka ndryshoi në raportet e tyre me grupin e Martinajt, kur ky i fundit mori peng dhe dhunoi fizikisht babanë e tyre për shkak të rivalitetit mes tyre në tregun e lojërave të fatit.

Vëllezërit Duka nuk ia falën këtë Martinajt dhe filluan vrasjen e personave pranë tij. Ekzekutimi më i famshëm ishte ai i ish-policit Santiago Malko në rrugën “Xhanfize Keko” në gusht të vitit 2019 në Tiranë. Malko ishte një ndër personat më të afërt të Martinajt, me të cilin nisi edhe saga e ekzekutimeve ndaj njerëzve të “bosit të lojërave të fatit”.

Dukajt thuhet se ishin betuar deri në eliminimin e ushtarit të fundit të Martinajt dhe vetë kundërshtarit të tyre më të madh.

Leonard Duka vetëquhet tek miqtë e tij si “Princi Damian”, një nofkë e cila sipas tij reflekton luksin dhe jetën që ka 40-vjeçari.

Duket se këto të fundit, ku në lojë janë qindra milion euro në vit si edhe hakmarrja e vëllezërve Duka janë ato që sollën vrasjet e vazhdueshme të njerëzve të Ervis Martinajt duke çuar së fundmi edhe në zhdukjen e tij.

Policia nuk ka asnjë informacion zyrtar mbi fatin e Martinajt, por dyshohet se ai është kapur nga kundërshtarët e pajisur me shumë para dhe një skuadër vdekjeje në dispozicion duke u nxjerrë tërësisht nga loja.

11 Komente

  1. P
    Princi i Bagdatit

    Alla alla ene princ ene gabel

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Në albanistsn , konkursin e Missit, e organizojnë bandat e kriminelëve ?

      Përgjigjjuni
    2. P
      Pistoli

      Po te kete shtet ketu keta morra i djeg me benzine...

      Përgjigjjuni
      1. a
        ariu qe te qiu

        Qi breshke qi se te ka ardh dita

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tironci

          Hajde mi goce hajde shko dhe jep gjithe ate pidh me nje qe duket si breshke ptuuuuu te hongert mortja femer pa dinjitet

          Përgjigjjuni
          1. k
            koli

            se paskan edhe gabelet principate dhe princ tni po e marr vesh... keta princerit po dolen nga burgu do jene te pakten nja 70 vjec

            Përgjigjjuni
            1. A
              Atdheu

              Po ca shteti patem ne keto 30 vite shtet kartoni.Nuk po e justifikoj veprrimtarine e tyrre po ca perspektive i dha rinise shteti yne pas v.90 . Mos ju gjeti pune ju dha shtepi mos ju siguroi perspektiv.Dy gjera ju dha shteti yne rinise pas v90 emigrimin e kultivimin e droges.Po ti shikoni jane te gjithe te rinj qe mbase sju pelqente puna donin pasurim te shpejte ca bane u moren me droge kush ja pruni faren shteti kush i iejoi shteti me Lazaratin etj kurse tani ja moren doren e merren me kokaine. Po te donte edhe ky shteti yne prej kartoni i kapte po pse se beri se me leket e tyre mbushte buxhetin i perdorte ne fushata beheshin pallate etj Po e shkreta droge mjafton te hysh e sdel ma a i embel leku qyl plus mjafon njeri te vriitet e vazhdon zinxhir pastaj. Keta tonet e pesuan tepke si te filmi me Toni Montanen.Gjynah shume te rinj e police u vrane viktima te kesaj dhjerokracise sone.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Salikoqepetulla

                Mero bythet I ka me forme,apo sje merak mbas bythes.??

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Ja kaq.

                  Në bazë të materialit që pash(fotot) që ka me të vërtet kriminel i rrezikshëm ky princi

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lali

                    Ky “maxhup” shypnie more….! Qyrja koken i lindun pa vakt . Tipi i veshun 100 karat tamam si maxhup nga india.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Toni

                      Njeri me karr se tjetri... vis karri me princ loqen

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje