Mes 33 personave që SPAK kërkoi arrestimin gjatë operacionin “Plumbi i artë 2”, duke caktuar masën e sigurisë “arrest në burg dhe “arrest shtëpie”, është dhe një sekretare gjyqësore e quajtur, Denada Toda alias Runaj.
Ajo ka shërbyer për më shumë se 10 vite si sekretare gjyqësore në gjykatën e Tiranës dhe atë të Elbasanit, duke punuar si sekretare pranë gjyqtares Pajtime Fetahu. Por prej disa kohësh ajo është larguar me dorëheqje nga gjykata e Elbasanit, duke u vendosur në Itali.
Ajo është motra e të ndjerit Regis Runaj, i cili në 29 korrik 2020 u masakrua me rreth 27 goditje thike, nga Euglen Halili, i cili kishtë marrë urdhër nga Xhuljano Hoxha dhe Erjon Alibej për vrasjen e Runajt në qytetin e Elbasanit.
Euglen Halili është bashkëpuntori i parë i prokurorisë që foli për luftën mes bandave kriminale, dëshmia e të cilit çoi në burg dhe dënoi me burg përjetë Xhuljano Hoxhën dhe arrestoi sponsorin kryesor të vrasjeve në disa qytete, Erjon Alibej.
Urdhri për arrestimin e Denada Toda alias Runaj është kryer pikërisht ditën kur Regis Runaj është vrarë. Në 29 korrik 2024, familja Runaj ka bërë homazhe në varrin e Regisit,duke e përkujtuar atë në 4 vjetorin e vrasjes së tij makabre.
Por shumë shpejt kanë marë lajmin e hidhur nga policia se duhet të ekzekutonin masën e sigurisë të nxjerë nga SPAK, për Denada Toda alias Runaj.
Kjo pasi në 29 korrik 2024, fiks katër vjet nga vrasja e të vëllait SPAK kishte lëshuar një mandat arresti me masë sigurimi “arrest në shtëpi”, për motrën e Regisit, ish-sekretaren e gjykatës së Elbasanit, Denada Toda.
Sipas SPAK, kjo e fundit gjatë periudhës shtator-tetor 2020 kur shërbente si sekretare në gjykatën e Elbasanit, ka dërguar dokumenta sekrete në drejtim të personave të ndryshëm dhe për këtë shkak është vendosur masa e sigurisë për akuzën e “Zbulimit të aktev ose të dhënave sekrete”.
Aktualisht për vrasjen e Regis Runaj është dënuar me 17 vite burgim Euglen Halili, ndërsa Xhuliano Hoxha u dënua me burgim të përjetshëm, për vrasjen e Regisit dhe Emiljano Ramazanit.
Ndërkohë i pandehur është marë Erjon Alibej, i cili tashmë është në pritje të gjikimit me persona të tjerë edhe për vrasje të tjera.
Sipas dinamikës së ngjarjes, Euglen Halili, fillimisht e ka qëlluar mikun e tij me thikë, teksa ishin të dy duke lëvizur me motor.
Goditja ka ndodhur nga prapa dhe Runaj, nuk ka pasur asnjë mundësi të reagojë dhe kundërvihet për tu vetëmbrojtur. Runaj, është qëlluar pa pushim me thikë teksa drejtonte motorin.
Sipas dëshmisë së Halilit, ata të dy janë rrëzuar nga motori dhe sërish Halili, ka vijuar ta qëllojë me thikë, derisa Runaj ka humbur jetën.
Në total, Runaj u qëllua 27 herë me thikë nga Euglen Halili. Pas vrasjes ky i fundit, është larguar me motorin që drejtonte viktima, mjet nga i cili u zbardh e gjithë ngjarja.
Policia ka mundur të sekuestrojë motorin, gjatë kontrolleve në banesat e personave të dyshuar. Pikërisht në këtë motor, u gjendën gjurmë gjaku të viktimës Regis Runaj dhe një gjurmë gishti të Euglen Halilit. Ky i fundit është shoqëruar në polici dhe është njohur me provat e policisë, të cilat implikonin në vrasje Halilin.
I riu ka pranuar të bashkëpunojë dhe të tregojë gjithçka, vetëm që në fund të dënimit të ishte i favorizuar nga drejtësia. Halili ka treguar se organizatori i vrasjes së Runaj është Xhuljano Hoxha dhe se armën e krimit thikë, e kishte hedhur në lumin “Shkumbin”. (Ora News)
E komplikuar.Nuk merret vesh asgje.
Si nuk merret vesh,pune halabakesh drogmenesh.Fare e qarte.
Asgjë nuk merret vesh!! Doli fletë arresti diten e vrasjes 29 korrik por vrasja ka ndodhur 4 vite më parë. Tani se morëm vesh u arrestua kjo apo jo??
Kjo baxhelle i ka qi nanen asht qi me tan dunjane vetem me gjasme ba drejtesi per te vellain, nuk du me hy ne gjynah sepse njeri eshte edhe ai por ska met kush pa u qi kjo, ka shku ne gjykat t spakut ka dhane 10 minuta para s te merret vendimi per eugenin dhe xhuljanon 300.000 euro. ku i gjet kjo kaq pare. ka ngaterru tan elbasanin ka akuzu se njerzit e eugenit ene xhuljanos do t filmojne prokurorin ene gjyqtaret duku ju dhane leke. kto i ka shpehe vete. kjo ka qene syni e veshi i mafjas ne gjykate.
po nuk do ment krimineli e godet me 27 thika dhe denohet me 17 vjetttt se eshte nipi i nurihane seiti metes prokurores ne prokurorin e pergjitheshme tirane qe eshte me kriminele se eugen halili elbesan dhe se djali i saje rei meta qe vrau per vdekje ne vlore me grushta bizesmenin e ndertimit ok keshtu do vej kje pune ne shqiperi kur drejtojne rugacet dhe drogaxhinjte ne kte bot do lahen kur tu mari zoti ckan nxjer nga barku cfar kan vjedhur e cfar kan fituar amin
cfare ka punesuar ky shtet, gjithe grupet kriminale kane njerzit e vet ne shtet
Kjo eshte seksere e vjeter midis gjyqtarve dhe atyre qe i ka zane halli. Me gjithe Spak dhe gjykaten eKKO eshte shkerdhyer. Ka lidhje e ço lek shume..
Pordhe me rigon...nje shtet i vertete i djeg me benzine keta morra i zhduk me farë, e pastron shoqerine nga keta kerma.
27 Thika te ndryshme??? Paska pas koleksion dinjirmtoz moterqiri