"Tradhtarët" e drejtësisë. SPAK zgjeron rrethin e të dyshuarve për ‘Toyota Auris’

1 Gusht 2024, 21:40Kronika TEMA
"Tradhtarët" e drejtësisë. SPAK zgjeron rrethin e

Prokuroria e Posaçme ka zgjeruar rrethin e punonjësve të drejtësisë të dyshuar se mund të kenë bashkëpunuar me kryeprokurorin e pezulluar të Vlorës, Aurel Zarka dhe tre personat e tjerë të shpallur në kërkim për korrupsion dhe ndërhyrje në dosjet e bujshme, përfshirë këtu edhe dosjen “Toyota Auris”.

Gazetarja Anila Hoxha tha në Breaking me Fiori Dardhën në Top News se hetuesit e Byrosë Kombëtare po mbledhin prova, të dhënat dhe kanë vijuar me kontrollet duke sekuestruar dosje në gjykata dhe prokuroritë e vendit.

Në lidhje me këtë dosje, Gjykata e Posaçme caktoi të mërkurën masën e sigurisë arrest me burg për kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, ndërsa tre personat e tjerë që dyshohet se kanë bashkëpunuar me të, dy avokatët dhe një studente në Shkollën e Magjistraturës janë shpallur në kërkim.

GJKKO urdhëroi gjithashtu mospublikimin e akteve nga fashikulli duke paralajmëruar se në rast se ky vendim shkelet, do ketë hetime për nxjerrje të sekretit hetimor.

Njëri nga të akuzuarit, dyshohet të ketë fotografuar akte të dosjes ‘Toyota Auris’ që ishte në atë kohë nën hetim nga ish prokurorë të krimeve të rënda, duke ua treguar palëve.

Ndërsa e njëjta gjë përmendet në komunikime edhe për hetimin pasuror ndaj Suel Celës, një i shumë kërkuar nga SPAK. Për të grupi i të akuzuarve i ka premtuar se nuk do të ngrihej akuzë nga SPAK për pasurinë e tregut agroushqimor, siç dorëzoi policia dosjen në kuadër të operacionit Forca e Ligjit, por vetëm për një automjet. Ngjarjet e mëvonshme treguan se kjo ndodhi.

3 Komente

  1. T
    Toni

    Gazetare qe rrine ke dera e prokurorise e marin lajmet gati.....gjoja gazetare...fake si kudo

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      Prokuroria duhet te mari ne pyetje lulushin te tregoje se nga kush e morì lajmin e ardhjes se toiotas.Me vlaget ne Belgjike ka dale lulushi .

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mara emigrante fare chinotto

        Shumë e drejtë dhe ky prokurori që 3 milionë eurot e droges ja ktheu pronarit të tyre të lirohet urgjent. Luli që tha po vijnë të tregojë kush ja tha

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje