Detaje nga ngjarja në Tiranë, babai, vëllai dhe kushëriri morën peng dhe dhunuan ish të dashurin e vajzës

2 Gusht 2024, 10:45Kronika TEMA
Detaje nga ngjarja në Tiranë, babai, vëllai dhe kushëriri

Zbardhen detaje nga pengmarrja e ndodhur në Tiranë, ku një 22-vjeçari iu hoq liria dhe u dhunua nga tre persona.

Në pranga si autor të ngjarjes kanë përfunduar shtetasit Arjan Çullhaj, Agim Çullhaj dhe Erind Kullolli.

Motivi i pengmarrjes së 22-vjeçarit është lidhja që ai kishte me vajzën e 41-vjecarit Arjan Çullhaj.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se vajza është e moshës 17-vjeçare.

Babai i të miturës së bashku me dy personat e tjerë, e rrëmbyen 22-vjeçarin dhe e dërguan në zonën e Shëngjergjit në Tiranë.

Sipas policisë aty ata kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit A. Ç., 41 vjeç, A. Ç., 38 vjeç, dhe E. K., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 110/25, i Kodit Penal.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë forcërisht në automjet, një 22-vjeçar, dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij, për motive të dobëta”, thuhet në njoftimin e policisë.

3 Komente

  1. I
    I papami

    Qr cbehet ketu, Afghanistan

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

      turqit kane qelbur, qelbin e do te qelbin per shume shekuj ate vend mjeran.......

      Përgjigjjuni
      1. G
        G.T

        Ky suniti, paçka se i neveritshem por haku s‘i hahet!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje