Policia e Shkodrës informon se ka arrestuar Viktor Markun, vëllanë, Ndok dhe kushëririn e tij Lekë Marku.
Në njoftimin e saj policia thotë se të tre kanë qëlluar me armë zjarri në ajër pasi ishin në gjëndje të dehur.
Makur është një person me precedent penalë në fushën e krimeve kundër personit i cili u arrestua dhe në 2020 pasi u dyshua se kishte marrë pjesë në vrasjen e Hekuran Billës në Komunën e Parisit në Tiranës por më pas u la i lirë për mungesë provash.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër bënë arrestimin e shtetasve të shoqëruar, të dyshuar si autorë të ngjarjes, konkretisht shtetasit:
V. M., 38 vjeç, person me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe të vëllezërve N. M., 48 vjeç e L. M., 35 vjeç, të tre banues në Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje