Policia ka vënë në pranga Xhelal Rrajën, i cili ishte shpallur në kërkim për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.
Ndaj Rrajës, Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë.
Xhelal Rraja, është vëllai i ish-deputeti socialist Rrahman Rraja dhe akuzohet për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje në dëm të Arben Ndoka, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Ndoka do të vritej gjatë ngushëllimit të vdekjes së një gjyqtari.
Operacioni “Revanshi” u zhvillua në datat 17 dhe 18 maj dhe një pjesë e mirë ndaj personave që u lëshuan urdhër arrestet nuk ndodhen në Shqipëri. Emrat dhe rolet e tyre dolën në skenë, pas zbërthimeve të aplikacioneve Sky ECC dhe Encro Chat.
Une e di qe eshte djal xhaje me ish deputetin mgjths sjam i sigurte se kam 30 vjet qe jam largu prej aty po ishim me nje zone shum afer e kishim goxha krushqi me to
Grup i Strukturuar Kriminal me nne kry Kryekrimielin brrisha ! 34 vjet dohet ti mjaftojne qorrave e bolelepirseve te Medies dhe Dreqesise xhin xhioneve
Do me thënë se dikush i ka paralajmëruar,dekonspiruar,nga mbrenda! Gjykatës,avokatë,hajdutë e vrasës kanë bërë koalicion!?