Gjykata e Lartë vendosi të rrëzojë kërkesën e ish-kryeministrit, Sali Berisha, për përjashtimin nga trupi gjykues i tre anëtarëve Ilir Panda, Sokol Binaj e Sandër Simoni, që do të shqyrtojë dy rekurse që kanë në thelb kërkesën e tij për liri nga arresti shtëpiak.
“Rrëzimin e kërkesës së paraqitur nga kërkuesi Sali Berisha, me objekt: “Përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda, Sokol Binaj, Sandër Simoni, nga gjykimi i çështjes penale nr. 61007-00371-00-2024, që i përket rekursit kundër vendimit nr. 73, dt. 17.04.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.
Ky vendim ti njoftohet kërkuesit Sali Berisha dhe gjyqtareve Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sander Simoni.
Ky vendim është i formës së prerë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.
Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK. Ish kryeministri Berisha, nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.
Ktit burri qe quhet karakurv e ordinary kur do ti linen prangat sali gerrdeci like llomarina e ramut mjelli kto jan shkatrruesit e kombit