Pastruesja dhe i biri ranë në “kurthin” e policisë, ja si u zbuluan 400 mijë eurot, Klosi i fshihte në kasafortë

9 Janar 2023, 09:02Kronika TEMA

Pastruesja dhe i biri ranë në “kurthin” e policisë,

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sekuestrimi i shumës së bujshme prej qindramijë eurove që iu bë Rozeta Dobit dhe Havier Dobit, të cilët i kishin grabitur paratë në banesën e ish-shefes së kabinetit në Ministrinë e Financave, Alda Klosi.

“Ora News” zbardh dinamikën e vjedhjes së 524.800 euro, 8500 dollarë dhe 368.000 lekë të rinj si dhe aksesorë flori, në banesën e Alda Klosit alias Çiko, e cila ka qenë Drejtore Kabineti pranë ish-ministrit të Rindërtimit dhe ish-Zv/kryeministrit të vendit, Arben Ahmetaj.

Shuma e parave është vjedhur së bashku me kasafortën e lëvizshme që zyrtarja e ministrisë Alda Klosi mbante në shtëpinë e saj që ndodhet në rrugën e “Kosovarëve” në Tiranë.

Klosi nuk ndodhej në banesa, pasi ishte në një udhëtim jashtë shtetit. Ndërsa një kopje të çelësit të shtëpisë ja kishte besuar pastrueses së saj personale, Rozeta Rakipllari alias Dobi.

Rozeta Rakipllari, ka pranuar të tregojë se vjedhjen e banesës së Alda Klosit, e ka kryer së bashku me djalin e saj, Havier Dobin, i cili e ka ndihmuar për të lëvizur kasafortën që Klosi mbante në shtëpi.

Rakipllari ka pasur dijeni se brenda në kasafortë kishte një shumë të madhe eurosh, pasi sipas saj, e kishte parë disa herë pronaren e shtëpisë të hapte kasafortën në prezencë të saj.

Në momentin që Klosi e ka njoftuar se do largohej nga banesa për disa ditë dhe i ka lënë një kopje të çelësit të shtëpisë, Rozeta Rakipllari së bashku me djalin e saj Havier Dobi, kanë vënë në zbatim planin për të bërë vjedhjen e kasafortës.

Pastruesja ka hapur derën me çelës dhe së bashku me të birin kanë nxjerr kasafortën. Për ta bërë të besueshme, vjedhjen ata kanë bërë rrëmujë shtëpinë, duke u larguar më pas.

Kasafortën e kanë hapur në shtëpinë e tyre, duke nxjerrw dhe shumën financiare dhe fshehur në ambientet e shtëpisë. Por pas hetimeve të kryera, oficerët e komisariatit nr.2 në Tiranë, zbuluan se autorë të dyshuar të vjedhjes së mbi gjysmë milion eurove, janë Rozeta Rakipllari dhe djali i saj, Havier Dobi.

Policia ushtroi një kontroll në shtëpinë e tyre, ku ditën e parë gjeti shumën prej 120 mijë euro. Kjo shumë financiare është pranuar nga pastruesja se ishte vjedhur në banesën e zyrtares së ministrisë, Alda Klosi.

“Ora News” mëson se Rozeta Rakipllari dhe djali i saj Havier Dobi, është përgjuar brenda në dhomat e shoqërimit të komisariatit, ku nënë e bir, flisnin së bashku se policia kishte gjetur vetëm 120 mijë euro, por jo shumën tjetër të fshehur prej tyre në tubin e aspiratorit.

Kjo bisedë ka shërbyer si indicie e fortë për policinë, se brenda në banesë kishte dhe para të tjera të fshehura. Mesditën e sotme, policia shkoi dhe kontrolloi sërish shtëpinë e pastrueses, duke gjetur shumën prej 404.000 dhe vlerave të tjera monetare.

15 Komente

  1. I
    Iso

    Pastruesja dhe i biri kane vjedhur nje hajdute te hajdutit arben ahmetaj i lidhur koke e kembe me genc pollon (ahmetaj) ky ahmetaj ka futur shume hajdute te pd neper institucione shtetrore,prokuroria mund te marri ne hetim dhe ate qe eshte momentalisht tek fajdet i quajtur gjergj leka i cili po ben namin duke vjedhur pasurite e firmave piramidale me pinjollet e ketyre firmave.

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qytetari

      Une them se eshte me e thelle kjo pune?

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kajo Karafili

        ...shum e thell...tunel qe kalon nga ministria drjtesis dhe te con ne Surrel.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Totololi

        Po kjo drejtoresha, a ca mutin eshte, ku i gjeti gjithe keto leke? nga rroga?

        Përgjigjjuni
        1. F
          Familja Dobi eshte duke Luftuar Korrupsionin

          Kta te dy Nene e bir duhet te vihen ne krye te Spak-ut

          Përgjigjjuni
          1. S
            Saliqeni

            I/E madh je...

            Përgjigjjuni
            1. C
              CIA

              Plotesisht dakord. Dobi family duhet te jete ne krye te SHIKUT, SPAKUT, POLICISE dhe satelitëve.

              Përgjigjjuni
          2. T
            Tropoja

            Bravo kesaj ish shefes paska vjedhur pak edge kjo e ku i dihet ku i ka te tjerat njelloj si gjithe qeveritaret e rames,para te pa deklaruara i mban ne shpi.Rrofshin satelitet.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Klimax

              Ky është problemi, se si ranë në kurthin e policisë pastruesja me djalin e saj?!!! Që Alda Klosi, kjo zyrtare në postet e larta të shtetit dhe të kabinetit qeveritar e të kryeministrit të ketë në shtëpinë e saj shuma të mëdha parash në lek e valuta të huaja të padeklaruara dhe sigurisht që nuk mund të justifikohen me të ardhurat e saj, por veçse të një veprimtarie të ndyrë korrupsioni, kjo nuk ju shqetëson?!!!! Se mos është e vetmja? Sigurisht që jo! Ky është normalitet i këtij shteti dhe kësaj shoqërie! Atëhere çfarë presim, që ky shtet, kjo qeveri, kjo opozitë, kjo drejtësi dhe kjo shoqëri që janë të mbytur në llumin e korrupsionit, do luftojnë korrupsionin?!!!!! E pamundur! Nuk mund të bëjnë vetvrasje të përbashkët! Krimbat me jashtëqitje jetojnë!

              Përgjigjjuni
              1. K
                Klimax Korifillaku sprucon Helm ne hale

                Krimbat me jashteshqitjen jetojne , referuar fjalise fundit e cila perben vertet sens per Ju Krimbat e Janulles ,presin qe ta vini same par ne jete Vetvrasjen e Perbashket qe ne Hale mos te shkelim me mbi zvarraniket filogrek .

                Përgjigjjuni
              2. K
                Komunist me Rolex

                Te gjithë flasin per pastruesen jo per drejtorreshen me kasaforte 500 mije euro ne shpi ??

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vlora.Vlora

                  Karaputanat e qeverise Rama ,,po sa bajat je bere o z.kryeminister ,duhej te ishe larguar qe ne zgjedhjet e kaluara ,se s shikohesh me me sy

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    K. M

                    I shkreti Kastriot Myftaraj ka folur per kete drejtoreshen qe ishte hajdute

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Arjan

                      RAHMUTI PO PUNON PER KETE VEND ,RRINI TE QETE PO FILLON TE PASUROJE TE PARET NENPUNESIT E QEVERISE PASTAJ PASTRUESIT DHE ME VONE PJESEN TJETER TE POPULLSISE .

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Marin

                        Drejtoresha e ka provokuar kur ka hapur ksaforten ne prani te saj!! C’faje ka e zeza grua?? U tundua mga parate dhe i mori. Po kjo drejtoresha e ahmetajt paska ber namin me te vjedhur!! Kta qe kan vjedhur duket qe jane familje idiote, po me idiotja ne kte hisori qenka drejtoresha

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje