Pëllumb Gjoka nuk i ndahet Kushtetueses, biznesmeni kërkon shfuqizimin e sekuestros së 390 mijë metra katrorë tokë

2 Shkurt 2025, 19:47Kronika TEMA
Pëllumb Gjoka nuk i ndahet Kushtetueses, biznesmeni kërkon shfuqizimin

Mbledhja e gjyqtarëve kushtetetues ka vendosur të kalojë për shqyrtim një episodKësaj radhe nuk është ligjshmëria e SKY ECC  një betejë e fituar nga SPAK edhe në kushtetuese, por çështja e pronave të bllokuara mbas arrestimeve të Metamorfozës. Padia ku pretendohet shkelja e kushtetutës ,është përcjellë nga  shtetasi Pëllumb Gjoka i cili mbahet I paraburgosur si edhe Kolë Gjoka dhe Shoqëria Imperial Group.

Si palë e interesuar është Prokuroria e Posaçme e cila ka bllokuar gati 390 mijë metra katrorë tokë në zonën e Velipojës nën dyshimet se janë përftuar përmes falsifikimit

Por në padi insistohen se sekuestro preventive duhet shfuqizuar si e papajtueshme me kushtetutën mes të tjerash me argumentin se rezultojnë të regjistruara në ASHK  në emër të një shoqërie dhe të shtetasit Kolë Gjoka. Qëndrimet e SPAK janë bërë publike për këto pasuri në tre shkallët e drejtësisë. Dosja e Metamorfozës midis tyre me të akuzuar Pëllumb Gjokën, ish zyrtarin e policisë Oltion Bistri dhe ish prokurorin Xhevahir Lita por edhe anëtarë të grupit të Bajrave ka kaluar për gjykim disa muaj mbas seancave paraprake.

 

Lini një Përgjigje