
Një ditë pas plagosjes së Dashamir Muçajt në Fier, Policia ka gjetur armën dhe mjetin, por jo autorin. Mjeti është gjetur në fshatin Patos dhe gjatë kontrollit në makinë është gjetur arma tip pistoletë më të cilën Altin Nika, plagosi Dashamir Muçën. Ka dyshime se autori, mund të jetë larguar drejt Vlorës. Nikaj dyshohet se është i përfshirë në aktivitete kriminale pasi mban 3 identitete. Policia ka arrestuar sot Bejo Hoxhajn, personin që ndihmoi në largimin e Altin Nikës. Sipas forcave blu, 49-vjeçari ka ndihmuar personin që plagosi ditën e djeshme me armë zjarri një person, të largohej nga zona. Hoxhaj do të akuzohet për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit". Policia ka marrë një sërë dëshmish në lidhje me të dy personat, ndërkohë që janë sekuestruar edhe një sërë pamjesh filmike, të cilat pretendohet të hedhin dritë mbi atë moment. Po ashtu janë marrë dëshmitë e familjarëve të të dyja palëve, ndërkohë që deri orëve të vona të së djeshmes Policia nuk ka mundur dot të marrë një dëshmi konkrete nga personi i plagosur. Ngjarja pranë parukerisë në pronësi të të plagosurit në të cilën punonte bashkëshortja e tij. Muça vazhdon të jetë i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë për jetën.
Lini një Përgjigje