Sekuestrohen dy mina me telekomandë në Tiranë, pranga 20-vjeçarit, në kërkim i vëllai

19 Janar 2024, 10:01Kronika TEMA
Sekuestrohen dy mina me telekomandë në Tiranë, pranga

Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje kriminale që do të kryhej me shpërthim të telekomanduar të lëndës plasëse.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Brothers”, u vu në pranga 20-vjeçari Jesar Shabaj dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij, 23-vjeçari Jaser Shabaj.

Gjatë veprimeve hetimore janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 2 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C4 peshë 300 gram, të programuara për shpërthim në distancë.

Ato ishin të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatore), të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.

Gjithashtu janë sekuestruar aparati celular i 20-vjeçarit të ndaluar si dhe një përforcues grushti.

2 Komente

  1. P
    PILILIU

    keta jane kulaket e rrasekut te degjeneruarit e postribes ka pas te drejte enver hoxha qe ju ka vu vulen tane jane moter qire nga abc tek z zh dh

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ali Baba

      Jaseri dhe Jesari allahu abkar arvavutllek

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje