Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve në Athinë, disa të lënduar

13 Janar 2025, 14:44Kronika TEMA
Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve në Athinë, disa të

Skena të dhunshme janë regjistruar mbrëmjen e djeshme mes anëtarëve të dy bandave shqiptare në zonën Monastiraki të Athinës.

Në pamje, duken dy persona që goditen nga më shumë se 5 persona nga pala kundërshtare, edhe pse janë të neutralizuar dhe të shtrirë në tokë. Madje, njëri prej tyre nuk nguroi as të godasë me një shkop bejsbolli kundërshtarin, duke i shkaktuar dëmtime serioze në duar.

Çdo gjë ndodhi në sytë e dhjetëra kalimtarëve që po shëtisnin gjatë mbrëmjes në një prej zonave më turistike të Greqisë, në zonën Monastiraki.

Policia njoftoi se nuk mundi të ndalojë asnjë prej dhunuesve, ndërsa transportoi në spital dy prej tre personave të dhunuar.

Pikërisht në këtë zonë, bandat shqiptare kanë nisur një betejë se kush do të vjelë të ardhurat nga zhvatja e bizneseve në formë gjobe për t’i mbrojtur ato nga banda kundërshtare.

“Lufta” e gjobvënies është një problem i hershëm për autoritetet greke, që shpesh ka shkaktuar edhe viktima në atentate mafioze.

 

1 Komente

  1. E
    E verteta dhemb.

    Nuk do kete rrace me perverse ne bote......qelbin gjthandj,pune korrakesh varu kkkk

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje