​​​​​​​Skema e mashtrimit me mikrokreditë, Dumani: S’hetojmë rastet e qytetarëve, keqardhje për vetflijimin e Pal Trashajt para SPAK

8 Korrik 2024, 12:42Kronika TEMA
​​​​​​​Skema e mashtrimit me mikrokreditë, Dumani:

Kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur në lidhje me skemat e mashtrimit me mikrokreditë, gjatë një takimi që ka zhvilluar me gazetarët.

Një ngjarje e rëndë ndodhi disa ditë më parë para Prokurorisë së Posaçme, ku Pal Trashaj u vetëflijua pasi nuk i ishte gjetur zgjidhje problemit të tij me mikrokreditë.  Ai tha se SPAK nuk mund të hetojë çështje personale të qytetarëve, pasi ligji nuk i lejon.

''Ne kemi vetëm një çështje të regjistruar, por nuk hetojmë rastet e qytetarëve që janë mashtruar. Kemi vetëm një hetim për një objekt konkret.

Nuk bëj komente. Realisht na vjen keq për qytetarët që përplasen ne dyert tona dhe për ata persona që vijnë për çështje të ndryshme që nuk janë në kompetencën tonë.

Shpreh keqardhjen për atë që ndodhi para dyerve të SPAK. Ka kërkesa të shumta nga qytetarë, ligji na e ka përcaktuar qartë'',- tha Dumani.

9 Komente

  1. S
    Soni

    Pervec spak prokurorite e tjera vazhdojne si me pare.

    Përgjigjjuni
    1. A
      A.k

      Ju jeni vari k....nuk ju intereson jeta e qytetarit atehere per qfare jeni.jeta eshye e shenjte dhe duhet te mbrohet.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Real

        E thote qarte ky zagari i ripjelljes qe nuk hetojme rastet e qytetareve por ato qe jane deleguar nga ripjellja. Nuk na behet vone se cfare ju ndodh qytetareve. Ne zbatojme agjenten e ripjelljes. Po aty je per hallet e qytetareve more zagar! Kete mos e harro.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arditi

          Ça karin flet. Keto te spakut vetem ripjelljet godasin

          Përgjigjjuni
        2. N
          NK

          Ah mjere ne në dore te kujt paska rene SPAK! C’eshte kjo “nuk hetojme rastet e qytetareve”?! Dmth ti pret qe rastet qe bien ne fushen tende te pergjegjesise, korrupsioni shteteror, organizatat kriminale etj te denoncohen vetem nga institucionet dhe politika?! Ne momentin qe qytetari ben denoncimin, nuk eshte me “rast qytetari”, por eshte indicie per ty, per SPAK per te hetuar dhe me pas t’i kthesh pergjigje eshte apo nuk eshte nen fushen tende te pergjegjesise! Po sikur mashtrimi ndaj qytetarit te jete pjese e veprimtarise se nje grupi te strukturuar kriminal, ashtu sic edhe eshte ne rastin e te ndjerit! E di i madh e i vogel qe skema e mikrokredive eshte nje skeme kriminale e kryer ne grup ndaj mijera qytetareve? Ajo “ceshtja personale e qytetarit” mund te jete nje nga “celesat” per te zbuluar kete krim! Ti duhej me vrap ta beje pjese te dosjes denoncimin e qytetarit te ndjere, dhe jo t’i tregoje deren! Cfare ben ti nderkohe?! Ia percjell atij halese qe ka kapur Prokurorine e Tiranes familjarisht dhe e ka kthyer institucionin ne zyre exchange! Prononcimi yt eshte turp njerezor, moral e ligjor! Me mire te kishe heshtur!

          Përgjigjjuni
          1. R
            Realisti

            Meqe nuk hetoni rastet e qytetareve hetoni prokuroret qe sorollasin qytetaret. Ligjet e mutt!

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dori

              heto pdh e sateme atere meqense nuk heton te qytetareve

              Përgjigjjuni
              1. P
                Putini

                Behet fjale per grup te strukturuar kriminal o Duman! Mos na bej si shejtan budalla!

                Përgjigjjuni
                1. p
                  paemer

                  Duhet te jete i papergjegjshem qe jep kete pergjigje dumbabaja

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje