U arrestua pas atentatit ndaj Gentian Bejtjas, lirohet nga qelia ‘i forti’ i Niklës, Valter Bami

18 Janar 2024, 10:00Kronika TEMA
U arrestua pas atentatit ndaj Gentian Bejtjas, lirohet nga qelia ‘i

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për Valter Bamin.

Bami  i konsideruar si i ‘forti’ i Niklës ishte i dyshuar për atentatin ndaj Gentian Bejtjas në fshatin Larushk, ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagosën 2 femijët e mitur.

Bami u arrestua për shkak se pas ngjarjes, iu gjetën gjurmë baruti në duar. Nga verifikimet rezultoi se ai kishte një armë sportive me leje sportive dhe ditën e ngjarjes kishte qenë në banesë në bazë të pamjeve filmike.

Shuarja e masës erdhi si pasojë e përfundimit të afatit 6 mujor të hetimeve nën masën e arrestit me burg.

Bami u akuzua vetëm për armëmbajtje pa leje, pasi hetuesit nuk mundën dot të provonin dyshimet për implikim në atentatin ndaj Gentjan Bejtjas.

Atentati ndodhi pak pas mesnatës së të martës, 4 korrik 2023 kur Ramazan Sino sapo kishte hyrë me makinë në oborrin e kunatit të tij, bashkë me nipat.

Në drejtim të tyre u qëllua me breshëri kallashnikovi, duke e lënë dajën e të miturve të vdekur në vend, ndërsa dy fëmijët e Gentian Bejtjas u plagosën.

Autorët dogjën automjetin bashkë me 3 kallashët në afërsi të Tapizës, duke humbur çdo gjurmë. Për shkak të plagosjes së dy fëmijëve, dhe veprimeve hetimore që kanë të bëjnë me ta, dosja penale i ka kaluar seksionit për të miturit në prokurorinë e Tiranës. Ndërkohë në kërkim vazhdon që të jetë Gentian Bejtja.

Lini një Përgjigje