
Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri i cili është arrestuar dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit për shitblerje votash, ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.
Beleri për ndryshim të masës së sigurisë i është drejtuar Gjykatës së Apelit të Posaçëm dhe Gjykatës së Lartë, ndërkohë sot në orën 14:00 pritet që të shqyrtohet kërkesa e avokatëve të tij mbrojtës, në Gjykatën e Shkallës së parë nga gjyqatarja Atalanta Zeqiraj.
Pazaret për blerjen e votave çuan në pranga kandidatin e koalicionit Berisha- Meta për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri . Ai u arrestua bashkë me truprojën e tij Panajot Kokoveshi, pasi një agjent i infiltruar i policisë, përgjoi momentin kur bashkëpunëtorët e Belerit dhanë 40 mijë lekë për votat e 8 personave. Kartmonedhat u sekuestruan ndërsa pas arrestimit, disa qytetarë nga Himara thanë se Beleri u ka ofruar deri në 10 mijë lekë për votë, por ato nuk i kanë marrë.
ne bithe re palio adherfia ti me gjithe greket esmere me gayreece !