Në timon nën efektin e lëndëve narkotike, kapet 21-vjeçari në Tiranë! 115 të arrestuar për drejtim mjeti nën ndikimin e drograve

14 Shkurt 2024, 11:52Kronika TEMA
Në timon nën efektin e lëndëve narkotike, kapet

Një i ri 21-vjeçar është arrestuar nga Policia Rrugore pasi drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Sipas policisë, 21-vjeçari me iniciale A.F. vjeç ka shfaqur sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të policisë.


Pas verifikimeve të kryera rezultoi nën efektin e alkoolit në masën 0.21 mg/l dhe nga verifikimi me drogtëstues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese THC.

Pas këtyre rezultateve, ai u arrestua në flagrancë për veprën penale drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Numri i shoferëve të arrestuar që janë konstatuar nën ndikimin e lëndëve narkotike ka shkuar në 115. Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

 

Lini një Përgjigje