Vrasja e Nikulajt, gjendet pranë banesës së Edmond Haxhisë motori që përdori autori portugez

27 Prill 2023, 15:20Kronika TEMA

Vrasja e Nikulajt, gjendet pranë banesës së Edmond Haxhisë

Policia ka ushtruar këtë të enjte kontrolle në zonën e Kakarriqit, ku nga uniformat blu bëhet me dije se është gjetur motori me të cilin u largua ekzekutori i Ardian Nikulaj.

Forcat polumbare të RENEA-s ndodhen në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur gjetjen e mjetit me të cilin u largua vrasësi.

Motori u gjet në ujërat e një përroi në fshatin Kakarriq, në afërsi të banesës së shtetasit të shpallur në kërkim Edmond Haxhija.

“Si rezultat i hetimeve, informacioneve të siguruara dhe kontrolleve të imtësishme në terren të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe forcat operacionale të Policisë së Shtetit, në afërsi të banesës së shtetasit të shpallur në kërkim E. H., në fshatin Kakarriq, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan motomjetin e përdorur nga ekzekutori, për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj.

Grupi i posaçëm hetimor vijon hetimet dhe veprimet në terren, në funksion të dokumentimin të plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë, Policia e Shtetit është duke bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, për lokalizimin dhe kapjen e 6 shtetasve të shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

3 Komente

  1. P
    Poseidon

    PO KETA JANE QE QELLUAN NDAJ TOP CENELLIT.............KETU TE PAGUAR NGA DHENDRRI I ROJES QE U VRA ....... E BENE SIKUR QELLUAN NDAJ OBJEKTIT DHE JO PER HAKMARRJE NDAJ ROJES.. ...... .. .

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ?

      Po kur keni pare qe "vrasesi" te lere mjetet afer shtepise se tij dhe aq me teper i pa djegur apo film alla arnautistan?

      Përgjigjjuni
      1. M
        Moza

        Ne Kakariq kemi pare plasi edhe ti syte idiot

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje