Vrau 23 vjeçarin që bashkëjetonte me ish gruan, lihet në burg pa afat Xhuljano Miho

7 Korrik 2024, 16:34Kronika TEMA
Vrau 23 vjeçarin që bashkëjetonte me ish gruan, lihet në

Burg pa afat ka caktuar Gjykata e Fierit, për Xhuljano Mihon, 39 vjeçarin i cili dy ditë më parë vrau me thikë 23 vjeçarin Xhimi Baka, pasi ky i fundit bashkëjetonte me ish gruan e tij.


Seanca e sotme ishte nën praninë e masave të forta të sigurisë.

Në seancë autori pranoi krimin e kryer, por sipas avokatit të tij Niko Bega, thikën ia ka marrë viktimës pasi më parë ishin përleshur dhe zënë me grushta.

Në fund gjyqtari Vladimir Cjapi vendosi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për 39 vjeçarin Xhuliano Miho.

Shkak për krimin e mbrëmjes së 5 korrikut, duket se është bërë divorci mes autorit dhe bashkëshortes me të cilën ka dy fëmijë.

Kjo e fundit kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa bashkë me fëmijët dhe bashkëjetonte me 23-vjeçarin. Autori e ka takuar në rrugë viktimën dhe pas një debati e ka qëlluar tri herë me thikë.

Lini një Përgjigje