50-vjeçari shqiptar, i cili vrau kunatin e tij pas dyshimeve se ky i fundit i përdhunonte vajzën, do të dalë sot para gjykatës ku do të kërkojë edhe falje.
Sipas avokatit të tij Alexis Kouya, klienti i tij thotë se klienti i tij nuk kishte dashur ta vriste viktimën, por të që ai të rrëfente ngjarjen.
“Nuk kishte ndërmend të qëllonte askënd. E thirra atje për ta bërë të rrëfejë se ka përdhunuar vajzën time. Ai ishte sa trefishi im dhe nuk kishte frikë nga unë. Dhe nga frika që mund të më çarmatoste, e qëllova instinktivisht, pa menduar asgjë”, citohet të këtë thënë 50-vjeçari.
Në një prononcim për MEGA-n, bashkë-avokati i të akuzuarit, Michalis Vassilikos, i cili së bashku me Alexis Kougia kanë marrë përsipër mbrojtjen e 50-vjeçarit, deklaroi se autori i dyshuar nuk e pranon akuzën se ka ekzekutuar kunatin e tij me gjakftohtësi.
Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Volos, Greqi. Tarellari vrau kunatin e tij, Erjon P., pasi e bija i rrëfeu përdhunimet dhe kërcënimet që viktima i bënte.
50-vjeçari ka 3 vajza nga martesa e parë dhe një djalë nga martesa e dytë, ndërsa Pelivani ishte vëllai i gruas aktuale.
Te kuptoj se je baba ,por po te mendoheshe me mire vajza dhe gruaj jote s do ishen vetem dhe pa mbeshtetje tani ,mendo vetem ardhjet ne burg qe do bejne sa shume vuajtje do u shkaktosh,duke ju referuar aktakuzes se prokurorit ,vrasje me paramendim ne gjendje psiqike te qete nje 15- 20 vjet i ke ne xhep ,sido qe te vijne punet pa nje 10 vjecar s del andej
Ik ore pir.dhu, ky nuk ben me shume se 2-3 vjet burg. Armen e mori me vehte per vetmbrojtje, sepse e dinte qe ai zagari mund ta vriste, ne dyluftim e siper e vrau, mbasi perdhunuesi e kercenoi se do e vriste ate dhe vajzen.
Lajm i mire, babane e vajzes e lane ne arrest shtepie, nuk e mbajten ne burg.
O Vlora o vella, ky nuk duhet denuar, por duhet liruar e ti thuhet te lumte dora.
Mjer kuj i bjen ti provoje keto ngjarje te renda! Une denoj aktin e perdhunimit ashtu sikurse e ka merituar, por vuajtjet mbeten tek babai qe ka ne krah nje vajze te perdhunuar dhe te vuajtur !