8 maj të vitit 1947 lindi kompozitori i madh Kujtim Laro (1947-2004). Kujtim Laro ishte i madh si artist, por edhe më i madh si njeri! Faqja Na Ishte Dikur e kujton me nderim e respekt

8 Maj 2025, 21:52Kulturë TEMA
8 maj të vitit 1947 lindi kompozitori i madh Kujtim Laro (1947-2004).

8 maj të vitit 1947 lindi kompozitori i madh Kujtim Laro (1947-2004). Kujtim Laro ishte i madh si artist, por edhe më i madh si njeri! Faqja Na Ishte Dikur e kujton me nderim e respekt

Kujtim Laro (1947-2004) u lind në maj të vitit 1947 në qytetin e Vlorës. Studimet e larta i përfundoi në vitin 1970 në Institutin e Lartë të Arteve, më vonë shërbeu si pedagog për shumë vjet në Akademinë e Arteve.

Ka punuar edhe si drejtor artistik pranë Ansamblit të Ushtrisë. Laro mbante titujt “Artist i Merituar” dhe “Naim Frashëri” i klasit të parë. Kompozitori Kujtim Laro ka lënë pas rreth 35 kolona zanore filmash shqiptarë, dhjetëra këngë festivalesh, etj.

Në kujtesën e shqiptarëve ai mbahet mend më së tepërmi si kompozitor filmash. Firmën e tij mbajnë kolonat zanore të filmave të njohur, si “I teti në bronz”, “Në fillim të verës”, “Lulëkuqet mbi mure”, “Udha e shkronjave”, “Liri a vdekje”, “nëntori i dytë”, “Militanti”, “Vendimi”, “Yjet e netëve të gjata”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Partizani i vogël Velo”, “Fletë të bardha” etj.

Krijimi i tij i fundit ka qenë muzika e filmit “Lule të kuqe, lule të zeza”. U nda nga jeta në vitin 2004.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje