FOTO HISTORIKE/ Beteja për ҫlirimin e Tiranës, 17 nëntor 1944

17 Qershor 2025, 16:42Kulturë TEMA
FOTO HISTORIKE/ Beteja për ҫlirimin e Tiranës, 17 nëntor 1944

Foto më 17 nëntor 1944

Më 17 nëntor 1944, pas 19 ditësh luftimesh të ashpra, Tirana u çlirua nga forcat e Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Brigadat sulmuese, përfshirë Brigadën e I dhe të VIII, kryen një ofensivë të pamëshirshme kundër forcave gjermane të rrethuara.

Betejat më të ashpra u zhvilluan në qendër të qytetit, rreth ndërtesave të ministrive qeveritare dhe bankave. Megjithëse ishin krijuar të gjitha kushtet për të shkatërruar ose kapur këto forca armike, gjermanët, duke përfituar nga errësira e natës, dolën nga rrethimi dhe u riorganizuan në Fushën e Aviacionit.

Prej andej, pasi u organizuan për një marshim, ata u zhvendosën drejt Vorës dhe më pas Shkodrës. Trupat e fundit gjermane që po tërhiqeshin nga Tirana u sulmuan përgjatë rrugës Tiranë-Vorë-Laç.

Çlirimi i Tiranës shënoi kulmin e ofensivës për çlirimin e plotë të Shqipërisë.

Përgatiti : Hemelita Boriҫi

2 Komente

  1. a
    astrit

    Më 12 nëntor gjermanët braktisën Elbasanin pasi kishin përqëndruar në këtë qytet trupat e fundit gjermane të ardhura nga Greqia, Jugu i Shqipërisë e Maqedonia e sotme. Ata u gropuan në Tiranë për tu nisur drejt Gjermanisë. Kolonat gjermane që erdhën nga Qafë Kraba u bombarduan nga një skuadrilje gjuajtësish italian të dërguar nga komandanti i RAF-it nënmarshalli Elliot. Gjermanët nga ky sulm humbën shumë njerëz. Plani për asgjësimin e trupave gjermane në Tiranë u përgadit nga dy ushtarak jugosllav Stojoniç dhe Vojo Todoroviç. Të dy më vonë të dekuruar nga Shqipëria komuniste. Realisht sulmi dështoi e trupat gjermane u tërhoqën nga Tirana pa humbje të ndjeshme në njerëz. Gjermanët lanë në një bunker në qëndër të Tiranës një njeri me armatim të shumtë i cili i mbajti në vënd të katër brigadat partizane për 34 orë e mbasi i mbaroi municioni gjermani vrau veten. Një gazetar amerikan që ka përshkruar luftën për çlirimin e Tiranës raporton se partizanët i ekzekutoni robërit gjerman një akt që bie ndesh me ligjet ndërkombëtare të Gjenevës për robërit ushtarak të luftës.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kauri

      HAHAAaaa

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje